venerdì 6 aprile 2012

A THUA ISHTE ËNDËRR?


 




Nga Pëllumb Gorica

Në lajkat e ëndrrës tinzare,
Gjumi, atë natë, m’u trazua.
Më joshi, më dehu, lozonjare,
Parajsë, gjithçka për mua.

Dora ime ajrin ledhatoi përgjëruar,
Të të prekja desha ty, Gërzhetë,
Me thirrjebuzën, kërcu i vetmuar,
Errësirën e natës vetëtive, si shigjetë.

Me  jehonën e zërit kumbues ëndrra
E trembur, u step si e ndjerë në faj
Lotin kraharori gufues s’e mbajti brenda
Më zgjoi. Ngjitur më ishte hijeshia e saj.

Nessun commento:

Posta un commento