Në
kulturën e shqiptarëve ka lënë gjurmën e saj të thellë historia e tyre e
brendshme dhe e jashtme.Pjesë e trevave të lashta ilirike, udhë kryqëzimi e
qytetërimeve dhe e interesave gjeopolitike gjatë dyndjeve barbare e më pas,
provincë e perandorive të perëndimit dhe të Lindjes, të Romës e të Bizantit,
pasi kishte bërë e çbërë gjatë shekujve, despotate e principata të pavarura,
dhe pasi kishte formuar më së fundi shtetin e Skënderbeut, i cili u qëndroi për
një çerek shekulli hordhive osmanve, duke u kthyer në mburojë të krishtërimit
dhe të qytetërimit europian, Shqipëria e cfilitur nga luftërat, pas vdekjes së
heroit të rezistencës së saj, Gjergj
Kastriot-Skënderbeut (1468), kishte rënë në fund të shek.XV nën zgjedhën
e Perandorisë së Sulltanëve. Vendi ishte kthyer pas në një fazë zhvillimi
ekonomiko-shoqëror historikisht të kapërcyer. Rrjedhat normale të kulturës
shqiptare, që ecte në një hap me humanizmin evropian, u ndërprenë. Pasoja e
parë e pushtimit ishte hemoragjia e elitës intelektuale në Perëndim. Prej saj u
shquan figura, që bënë emër në botën humaniste, si historiani M. Barleti (1460-1513), që botoi në
Romë më 1510 një histori të Skënderbeut, e cila u përkthye thuajse në të gjitha
gjuhët e Evropës, ose M. Beçikemi
(1408-1526), Gj. Gazulli
(1400-1455), L. Tomeu (1456-1531),
M. Maruli (shek. XV), M. Artioti (1480-1556) e të tjerë, që
u dalluan në fusha të ndryshme të shkencës, të artit e të filozofisë. Ndërkaq,
në vend jeta kulturore u fashit, monumentet e kulturës materiale e shpirtërore
u zhdukën nën rrënojat e shkatërrimit të luftërave; gjysmëhëna e uli kryqin dhe
gati dy të tretat e popullatës në fund të shek. XVII ishin konvertuar në fenë
islame. Por ky ndryshim drastik i strukturës fetare nuk pengoi që Shqipëria të
ishte përherë një nga provincat më të paqeta të Perandorisë dhe as që kultura
shqiptare të mbijetonte edhe në kushtet e një pushtimi disashekullor, nën
trysninë e islamit e të botës kulturore të orientit, që pati një ndikim të
thellë e të gjithanshëm në të, veçse pa arritur të shtypë natyrën shqiptare të
kulturës vendëse. Qëndresa në fushën e kulturës u shpreh në radhë të parë
përmes lëvrimit të shqipes në lëmë të botimeve të teksteve kishtare, kryesisht
të qarkut konfesional katolik në veri, por edhe ortodoks në jug. Reforma
protestante gjallëroi shpresat e zhvillimit të gjuhës e të traditës letrare
vendëse kur prifti Gj. Buzuku solli
në shqip liturgjinë katolike, duke dashur të bëjë për shqipen atë që bëri
Luteri për gjermanishten. “Meshari”
i Gj. Buzukut, botuar prej tij më 1555, mbahet deri më sot, si e
para vepër e shqipes së shkruar. Niveli i përpunuar i gjuhës dhe ortografia e
stabilizuar duhet të jetë rezultat i një tradite më të hershme të shkrimit të
shqipes, traditë që nuk njihet. Por ekzistojnë disa dëshmi fragmentare më të
hershme se vepra e Buzukut, të cilat flasin për shkrimin e shqipes të paktën
nga shek.XIV: E para dëshmi që njihet
është e vitit 1332, e domenikanit freng Gulielm Adale, kryepeshkop i Tivarit, i
cili në një relacion latinisht shkruan se shqiptarët kanë në përdorim në librat
e tyre shkronjat latine edhe pse gjuha e tyre është fare e ndryshme nga
latinishtja. Me rëndësi të vecantë jane: një formulë pagëzimi (Unte paghesont
premenit Atit et Bizit et spertit senit) e vitit 1492, shkruar shqip brenda një
teksti latinisht, nga peshkopi i Durrësit Pal Engjëlli; nje fjalor me glosa
shqip i vitit 1497, i gjermanit Arnold
fon Harf, i cili pat kaluar si udhëtar në Shqipëri dhe një fragment nga
Ungjilli i Shën Mateut, po shqip, por me shkronja greqisht, i shekullit XIV . Shkrimet
shqip të këtyre shekujve s’duhet të kenë qenë vetëm tekste fetare, por dhe
kronika historike, për të cilat flet humanisti M. Barleti, i cili në librin e
tij “Rrethimi i Shkodrës” (1504) pohon se ka pasur në dorë kronika të tilla të
shkruara në gjuhën e popullit (in vernacula lingua). Me gjithë pengesat që
krijoi Kundërreforma për lëvrimin e gjuhëve nacionale në literaturën kishtare,
ky proces nuk u ndërpre. Gjatë shek. XVI-XVII u botuan në shqip katekizma “E
mbësuame krishterë” (1592) e L.
Matrëngës, “Doktrina e krishterë” (1618) dhe “Rituale romanum” (1621) të
P. Budit, shkrimtari i parë i
prozës dhe i poezisë origjinale shqipe, një apologji për Gjergj Kastriotin
(1636) nga F. Bardhi, i cili botoi edhe një fjalor e lëndë folklorike, traktati
teologjik-filozofik “Çeta e Profetëve” (1685) i P. Bogdanit, mendja më
universale e mesjetës shqiptare. Vepra e Bogdanit është një traktat
teologjik-filozofik që trajton me origjinalitet, duke shkrirë të dhëna nga
burime të ndryshme, çështje kryesore të teologjisë dhe një histori biblike të
plotë, si dhe probleme të komplikuara të skolastikës, të kozmogonisë,
astronomisë, pedagogjisë, etj. Bogdani solli në kulturën shqiptare frymën
humaniste dhe vlerësoi rolin e dijes e të kulturës në jetën e njeriut; ai me
veprën e tij të shkruar me një shqipe e stil të përpunuar, shënoi një kthesë në
historinë e letërsisë shqipe. Gjatë shekullit XVIII njohu një gjallërim më të
madh literatura e qarkut kulturor konfensional ortodoks e mysliman. Një anonim
prej Elbasanit sjell në shqip copa të ungjillit, T. H. Filipi, po prej Elbasanit, “Dhjatën e Vjetër dhe të Re”.
Këto përpjekje u shumuan në shekullin e ardhshëm, me botimin më 1827 të tekstit
integral të “Dhjatës së Re” nga G. Gjirokastriti dhe me korpusin e madh të
përkthimeve kishtare të K. Kristoforidhit (1830-1895), në dy dialektet e
shqipes, botime që ndihmuan procesin e integrimit të tyre në një gjuhë letrare
të njësuar dhe vunë bazat për krijimin e kishës kombëtare të shqiptarëve me
liturgjinë në gjuhën e tyre. Ndonëse në kahje të kundërt me këtë prirje, duhet
përmendur edhe kultura e Voskopojës, e cila gjatë shek. XVIII u bë një vatër e
madhe qytetërimi dhe metropol i gadishullit ballkanik, me një Akademi e
shtypshkronjë dhe me personalitete si T.
Kavalioti, Dh. Haxhiu, G. Voskopojari, veprat diturore, filologjike,
teologjike e filozofike të të cilëve objektivisht i ndihmonin shkrimit e
njohjes së shqipes. Edhe pse letërsia që u zhvillua në Voskopojë, ishte
kryesisht në gjuhën greke, nevoja për t’i vënë gardh islamizmit, bën të
domosdoshme edhe përdorimin e gjuhëve amtare, duke inkurajuar zhvillimin e
kulturave kombëtare. Në shkollat e Voskopojës u përdorën dhe arumanishtja e
shqipja për mësimin e greqishtes, kurse në shtypshkronjën e saj u shtypën edhe
libra arumanisht. Veprat e shkrimtarëve dhe dijetarëve të Voskopojës kanë
sjellë disa elemente të ideve të iluminizmit evropian. Më i shquari ndër ta, Teodor Kavaljoti është një erudit i
kohës. Sipas dëshmive të profesorit gjerman Thunman, vepra e Kavaljotit, që
mbeti e pabotuar, në pjesën më të madhe ka trajtuar çështje pothuajse nga të
gjitha degët e shkencës filozofike. Në të ndjehet ndikimi i Platonit, Dekartit,
Malëbranshit dhe Leibnicit. Rezultat i ndikimit të islamit dhe të kulturës së
pushtuesit, ishte formimi gjatë shek. XVIII i një shkolle poetike, ose i një letërsie të
shkruar në gjuhën shqipe, por me alfabetin arab. Autorë të saj si: N. Frakulla, M. Kyçyku, S. Naibi, H. Z.
Kamberi, Sh. e D. Frashëri, Sheh Mala, e të tjerë, trajtuan në veprat e
tyre motive të huajtura nga letërsitë orientale, shkruan mevludë e divane me
një gjuhë të mbytur nga orientalizmat, lëvruan lirikën dhe epin religjioz. Kjo
shkollë nuk pati jetë të gjatë dhe as ndikim të veçantë në zhvillimet e pastajme
letrare. Për të plotësuar kuadrin e zhvillimit kulturor të Shqipërisë në shek.
XVI-XVIII duhet shënuar, se pati nga autorë vendës vepra të shquara në fushë të
arkitekturës dhe të pikturës ikonografike, ku u dalluan Onufri dhe i biri
Nikolla (shek. XVI) dhe K. Shpataraku e D. Selenica (shek. XVIII) të cilët
vazhduan traditën e artit fetar post-bizantin, por jo pa ndikime nga Rilindja
europiane. Në fushë të artit islam mund të përmenden kryesisht ndërtimet e
kultit. Shekulli XIX, shekulli i lëvizjeve nacionale në Ballkan, i gjente
shqiptarët pa një traditë të mjaftueshme të zhvillimit shtetëror, gjuhësor e
kulturor unitar, me një mendësi individualiste dhe regjionaliste, të trashëguar
nga psikologjia e bajrakut dhe e fisit, për pajosë me një vetëdije kombëtare të
pazhvilluar, por me një shpirt rebelimi spontan. Në këtë situatë
historiko-kulturore nisi të merrte jetë një lëvizje e organizuar mendore dhe
letrare që mori emrin Rilindja Kombëtare Shqiptare. Ajo u frymëzua nga idetë e
romantizmit nacional dhe të iluminizmit, që u kultivuan në rrethet e
inteligjencës shqiptare, e cila jetonte kryesisht në mërgim, në kolonitë e
vjetra shqiptare në Itali dhe në ngulimet më të reja në Stamboll, Bukuresht,
SHBA, Sofje e Kajro.
Marre nga Shqiperia.com
Faleminderit për atë që bëre për mua { Dr. Ellen}! Burri im ndaloi së plotësuari dokumentet e divorcit pasi të kontaktova që të më ndihmoje të ndaloja divorcin me burrin tim dhe tani gjërat po shkojnë shumë më mirë. Siç the i gjithë procesi i divorcit është anuluar dhe gruaja e keqe që po shkakton problemin në martesën time ka lënë burrin tim dhe tani jemi të lumtur së bashku. Nëse po e shihni këtë dëshmi dhe keni probleme në marrëdhënien tuaj, martesën ose ndonjë problem tjetër. , ju mund ta dërgoni atë në: ( ellenspellcaster@gmail.com ) ose WhatsApp saj ( +234907481619 ).
RispondiEliminaAi specializohet në magjitë e mëposhtme:
* Duajini Spells
* Flet martesa
* MAGIKI I PARË
* Folje të mira
* Foljet e shëndetit
* Spells Seksual ATTRACTION
* MAGIKA E KRYESORE
* Kazino Cave
* Merrni masat e mallrave
* Foljet e mbrojtjes
* Lottery magji
* Flet LUKKY
* Folje të mirë