Nga Skënder Korca
Kush më ndjek nga hija
Në oazën time a gjelbërove me ngjyrë të kuqe?
një syth që kur apokalipsi u bë rrëfim
kur unë shohë këmisha burrash të rreme
që nuk më lënë rehat
A bëhet gruaja burrë?
kur në muzgun e vonë
hiqen qepallat e marrës
bie ndeshur një turp mbi tjetër
sërish bëhet ajo çorbë
unë mbetem në pritjen tënde
ti bëhesh vrer për një kitarë të thyer
unë mbetem asgjëja
që nuk di për oazën tënde
atje ku gjembat të therin përditë
Nessun commento:
Posta un commento