Nga Bujar Xh. Rama
Strukur në
metaforën e lotit
në një glob të kristaltë
e unë s’të prek dot.
Gishtin
vendos në tëmbla
aty ku janë mbledhur gjithë thinjat e botës.
Kam frikë ta rrokullis atë sferë
që
shoh tej dritës së përthyer
në rrugën e
lëmyshkur ku s’kalon më njeri.
E vagullt koha e kuajve pa kalorës
e diellit flu, pa
qiell.
Më flisje
për vdekjen e Xholionit plak
dhe të pëlqente të quheshe “Irenë”
e pastaj marroseshe të
ishe nga Lesbosi
dhe nuk e besoje poetizimin e
Boskesë:
“Guri ka frikë të flasë”.
Ja, nata.
Mbi çatitë e shtëpive të moçme
mjaullijnë ca mace të zeza..
Thikët prej dylli
dhe paterica e Xhon Silverit
më mbetën në sqetullën e
majtë
lot e glob i
kristaltë…
Nessun commento:
Posta un commento