giovedì 5 aprile 2012

TË BOTOHEJ NJË ËNDËRR SI JOTJA!...

                       
 

Nga Petrit Ruka

                -Nënës sime –

Nëna, dikur në ëndrra më vinte vetëm,
Tani m’i bje tufa-tufa të vdekurit,
Në udhët me mjegulla qorre.
I prin çetës së madhe në krye,
Duke mbajtur motrën time për dore.

Nukmbahen, thotë, nuk më dëgjojnë.
I ka këputur malli,
Të shkrumbojnë zemrën, kur  luten.
Me radhë, pa folë e paksa të trembur,
Si plasje infarktesh, në zemër më futen.

S’ka gjë, moj Mëmë, mirë bëre që i solle,
Njësoj si të gjallët
I kam dashur tërë jetën,
Këtu i kam patur, poshtë kapakëve të syve.
Si avulli i luleve, që s’shihet të shkretën...

-Jo, bir, më thotë fshehtas në vesh.- Këta...
Të lënë erën e varrit padashur në gushë,
Ti ende ke këngë të njoma në ballë
Dhe gra të bukura
Që të duan si prush...

(Është e kotë t’i them për këtë punën e grave...
Se më kot, ah, kot, bëj trimëri në vjersha,...)
Kur ajo është një grua, Nënë përtej varrit
Edhe unë jam i biri,
Gjaku në eshtra.

Më fut në gji si beben e dikurshme,
Si hiri i ngrohtë që rri rreth zjarrit,
“- Mjaft, ma puthët...”
Edhe e ruan për vete
Minutën e fundit.
Si gurin e varrit.

Zgjohu! Dhe mos qaj më thotë kur ikën,
Harromë, që të erdha,
Syri im i mekur,
As në këngë mos trego që bashkë u takuam,
Shkruaj vetëm për gjërat,
Që vijne erë buke të pjekur...

Kur zgjohem, asnjë nga premtimet nuk  mbaj,
Qaj sa të ngopem,
Shkruaj përmes lotësh,
Derisa kënges ti vë si pikë
Rrethin prej ajri,
Që lanë krahët e Motrës.

Pastaj më vjen në kokë një çmendje njeriu,
Ah, të botohej kjo ëndërr
Moj Nënë!
..............
Ta shihnim pastaj libra që shkrova
Si do binin me mykun të gjitha shtatzënë.

                  Tiranë,  në gjithkohë dhe 2012

1 commento:

  1. Faleminderit për atë që bëre për mua { Dr. Ellen}! Burri im ndaloi së plotësuari dokumentet e divorcit pasi të kontaktova që të më ndihmoje të ndaloja divorcin me burrin tim dhe tani gjërat po shkojnë shumë më mirë. Siç the i gjithë procesi i divorcit është anuluar dhe gruaja e keqe që po shkakton problemin në martesën time ka lënë burrin tim dhe tani jemi të lumtur së bashku. Nëse po e shihni këtë dëshmi dhe keni probleme në marrëdhënien tuaj, martesën ose ndonjë problem tjetër. , ju mund ta dërgoni atë në: ( ellenspellcaster@gmail.com ) ose WhatsApp saj ( +234907481619 ).

    Ai specializohet në magjitë e mëposhtme:

    * Duajini Spells
    * Flet martesa
    * MAGIKI I PARË
    * Folje të mira
    * Foljet e shëndetit
    * Spells Seksual ATTRACTION
    * MAGIKA E KRYESORE
    * Kazino Cave
    * Merrni masat e mallrave
    * Foljet e mbrojtjes
    * Lottery magji
    * Flet LUKKY
    * Folje të mirë

    RispondiElimina