Nga Arsim Halili
Kullat në legjenda
Tretin portrete të hijezuara
Simetri dhembjesh skuq dheun
Gërshetë lidhen ëndrrat
Muret lagen me ofshamen e kohës
Vragë në fytyrë dy mijë vjet bartë
Sa herë rrëshqet dheu
Në oborr dynden eshtrat
Kulla shtroni sofra
Rrotullohet mollë e ndaluar
Mos kafshoni mëkatin
Plaku me thinjat e tij
Shënon odiseun biblik
Ti ngrihu e falë
Apokalips vjen hipur në kalë
Në cilën fushë kalërohet
Me heshtjen e qelqtë
Në cilat male përgjërohet
Plaku Ante
Heu… Anton po mirë të rrika
Xhaketa antiplumb
Ai e di në cilën udhë
Krushqit ngadhnjejnë
Marshimin nuk e ndal
Hartat e bio-etnisë
Kullojnë djersë gjaku
Heu Anton kthehu … kthehu
Sa herë klith erë morti.
Nessun commento:
Posta un commento