Nga Dan Kosumi
U bënë kohë që mëngjeset pres me ty,
netëve pa gjumë…
I dehur prej ëndrrës dhe dëshirës,
pushtoj copëza letre të grisura nga malli për ty,
aty, ku ravijëzoj dashurinë tonë.
Ti- brenda letrës,
trazavaçe lozonjare ,
E, unë, i grishur të të shkruajë,
të të lexojë,
e prapë të të shkruaj ty,
me gjithë qenien tënde.
E dashur, moj !
Për ty kam pritur mëngjeset një e nga një,
shkruaj e gris, gris e shkruaj,
aq sa më kanë nëmur letrëzat në duart e mia.
S’di pse këto fjalë edhe sot më duken hieroglife në papirus….
E ëmbël moj !
Në më dashç, si të dua, më fol,
Të vërtetën tonë më rrëfe,
e, unë, si ushtar i bindur të të dergjem në zemër,
Ty, dëshirë e përflaktë pafundësie…
Mëngjeset pres një e nga një,
E ditënetët shlyej në kalendar.
Si i çartur pres deri në buzë të varrit,
Ty, ëndrrën e stisur vec për mua.
Nëse do, lind me vargun tim,
zgjohu me ëndrrën time,
fli në mua e më zgjo agimet.
Nëse do, bëhu casti e buzëqeshja ime,
e, unë, si dashnor i krisur të të pres përjetësisht…
Nessun commento:
Posta un commento