NGA: Majlinda RAMA
Lirika nuk është një konvencion i instrumentimit
magjepsës të Orfeut. Ajo është një gjendje, një formë, një përmbajtje, një
shprehësi shumëplanëshe me një rezonancë të palimituar figurative,
ku fjalët tejshtyhen përtej planit fjalorik dhe anës konotative. Qysh ku
francezi Bodler do të botonte ‘Spleen”, poetika botërore do të njihte një
tjetër diskurs, jo vetëm për faktin se Bodler ishte emfatik ne poezinë e tij,
por edhe estetikisht vargu njohu një hop cilësor.
Dhe poezia, aq më tepër ajo lirike, ka një shteg
diapazonal që bëhet karakteriale jo vetëm për bardët e këtij lëvrimi, por për
këdo që synon të lirikojë. Le të marrim ngasje ilustrative. Përmes titullit
oksimoronik “Vdekje e ëmbël”, poetizimi i Bodlerit vargon: “Aty në një copë
truall plot humus e kërmij/ Do desha ta gërmoj gropën time thellë vetë…/ Të
flija në harrim si peshkaqen nëpër dallgët”. Në një mjedis ku nuk ka
zbrazëtirë, por është cepëtira ku “...trupi pa shpirt vdekur mes të
vdekurish” sfilon torturat.
Shpesh është vënë re një tendencë e përdorimit të
elementeve komparativ përsa i përket poezisë lirike në kohë, por kjo do të
shërbente thjesht si indicje më tepër me vlera evidentuese të thata. Ka një
paralele midis lirikës dhe percepsionit të konceptit “poezi”. Shkëpusim një
vlerësim të Lamartinit, i cili, te “Fati i poezisë”, do të
ciklojë: “Poezia është ndjenjë dhe ndijim, shpirt dhe materie; kjo është
arsyeja që shprehëse e saj është gjuha e përsosur, gjuha shkëlqimtare, që e
pushton njeriun tërësisht dhe plotësisht, është ide që përshkon tejembanë
qenien njerëzore, është ndjenjë e shprehur përmes shpirtit, është figurë e
selitur në imagjinatën e njeriut, është muzikë që të ledhaton veshin”.
Assesi
nuk duhet perceptuar skrupuliteti me termin “lirikë”. Poezia ka kodin e vet
komunikues me lexuesin, herë lehtësisht i dallueshëm dhe herë - herë pakëz i
vështirë, por gjithsesi ekzistues. Një poezi flet jo vetëm përmes fjalës, por
edhe efekteve tingullore dhe ritmike, duke krijuar kështu një ndjesi
mbresëlënëse si në të lexuar, ashtu dhe në të dëgjuar. Tingulli, fjala, imazhi
krijojnë trialen e ngjizjes së vargut, duke komponuar sinkretizëm dhe duke i dhënë
poezisë formësimin e duhur. Mendimi poetik ka një shtrirje komode përmes
rrjedhës logjike të ligjërimit dhe, për anën e shprehësisë, shërben figuracioni
letrar që kompleton tharmin poetik. Heroi i poetit lirik është në lëvizje, jo
gjithherë një hero i tipizuar në konkrete, por edhe në abstrakizëm, mbishfaqur
e nënshfaqur në trajtëza të ndryshme: një fijëz bari, një gjethe e biskuar në
sythin e parë të pranverës, lumi që dredhon zallishtes, kërkërimat e degëve të
rrapit të qëmoçëm, teli i këputur i kitarës apo një mace e përhitur në
shkallëparën e pragshekullit…Gjithashtu, është rasti i volitshëm të kujtojmë se
“…poezia është magji që, për një çast, dhe pas një fjale të vetme, bën të
shfaqet në botë”, - siç do të shprehej Gyjo në veprën e tij “Arti
në këndshikimin sociologjik”.
Poetët
lirikë modern na shfaqen si gjenerata më e gjallë, më shprehëse, më emocionale.
Tingulli që zbret prej këtij vargu, është i mbrujtur me një frymë e cila
depërton përmes natyrës dhe mendimit të kristaltë. Vargu i kësaj rryme ka
një mendim asociativ, ku mrekullitë shprehen në fare pak fjalë. Poezia lirike
moderne shestohet si e tillë, kulmatike. Ajo ka një trend drejt lidhjes së anës
grafike me atë të shprehësisë, duke u përpjekur që mesazhi të impostohet qoftë
dhe me anë të vlerësimit vizual. Por, lirika moderne e tejshtyn dhe zgjeron
këtë nocion, përtej stadit konservativ. Ajo i jep mundësinë lexuesit që të
marrë detajet e mjaftueshme dhe, pastaj, të jetë vetë ai, lexuesi pra që, sipas
imagjinatës së vet, të ndërtojë në mënyrë eksklamative ose jo, botën e pafundme
lirike realo - fiction.
Më mendjevjen këtu vargu i poetit amerikan Wallace
Stevens: “Bota juaj jeni ju. Unë jam në botën time” - Kjo nuk
duhet parë vetëm si klithmë e filozofisë së papajtueshmërisë, por edhe si një
koncept kufijsh vizional. Nuk është as përplasje në bazë numrash (“JU” -
“UNË”), nuk ka as “ju” të politesës (secila veç e veç e të gjitha së bashku),
por poeti përdor ndarjen e “botëve”, duke dashur të mbrojë hierarkinë “Bota
ime”, pa “…diellin që duket si kënetë e zezë” të një bote tjetër.
Në “rravgimin” lirik të poezisë së Marianne
Moore, nuk ka sesi t’i përvidhesh vargut: “Deti është një
koleksionist” apo togut emërzues të epitetit metaforik “sy grabitqar”,
të shprehëtirës “gjeldeti - smerald” etj. Moore është një
personazh i njohur i letërsisë, vlerësuar me çmime të ndryshme prestigjioze,
si: “Bollingen”, “Pulitzer” etj., një poete që nxiste
ideaturë, imazhime, mbështeur mbi një gjuhë saktësisht të thukët figurative dhe
konkludim të qartë mesazhpërçues. Për Moore, në një ese të shekullit
të kaluar, William Carlos William do të shprehej: “…ajo e
ndjen veten vorbull të ngjarjeve të mëdha” dhe vargu me pak fjalë: “Deti
është një koleksionist”, krijon një sintoni të paqtë me atë që përbën
shpirtin poetik: kaltërsi, thellësi, akumulim, artikulajë, frymëzim,
ondulacion, vibrim, shtijëz, botë e dallgavitur me vargun në buzë...
Madje në Amerikë, poezia moderne e
lëvruar aty rreth viteve 1900 deri 1940 e më pas, deri në ditët
tona, na rikujton se këto nota kanë tingëlluar si metafizikë, duke synuar të
shpjegojnë në varg natyrën e qenies dhe realitetin. Kjo praktikë solli një erë
të re ndryshimi, duke renduar mes shpirtit të poetit të lirë dhe lëndës.
Mjafton të kujtojmë këtu poetët: amerikanin Wallace Stevens,
me krijme si: "Sunday Morning","The Snow Man", etj,
Marianne Moore, Hart Crane, Robert Frost, Mina Loj etj.,
të cilët thyen rekorde krijuese në skenën bashkëkohore letrare. Por
kjo vlen edhe gjermanin Gottfried Benn, spanjollin Federico Garcia
Lorca e shumë të tjerë, të cilët në kohë të ndryshme rritën
ngrehinën e lirikës. Kjo armatë poetësh lirikë në letërsinë botërore,
duket se vjen më elokuente në vargun e tyre me meditime krijuese mbi
natyrën, krijimin, familjen dashurinë, duke ofruar njëherazi edhe një pasuri
shpirtërore. Këta poetë na vijnë më sensitiv dhe, herë - herë, vargu i
tyre jep mesazh udhëzues e praktik dhe përjetohet njësoj prej lexuesit.
Elizabeth Bishop, poetja
amerikane, lindur në Worcester Massachusetts më 1911, e cila me të drejtë është
konsideruar si një nga poetet më të rëndësishme dhe
të shquara amerikane të shekullit të XX, fare
natyrshëm derdh në letër këto vargje: “Në 6:00 ne jemi
duke pritur për kafe,/ duke pritur për kafe dhe thërrime bamirësie/
që do të
ishin shërbyer nga një ballkon / si mbretërit e vjetër, ose si një mrekulli.
Ajo ishte ende errët./ Një këmbë e diellit,
në një gurgullimë të gjatë në lumë”….
Pra,
ku qëndron e veçanta e këtyre vargjeve? Ato janë dehëse, shprehin me
origjinalitet një çast, një gjendje, një mëngjes…
Vargu
lirik troket vrullshëm dhe, për nga pikpamja ndërtimore e strukturiale,
sjell një dukuri përmasative. Për hir të së vërtetës, lirika moderne ka
tërhequr vëmendjen jo vetëm të letraristëve, por edhe të linguistëve, sepse kjo
lloj poezie ka imazh, shenjëzon me anë të gjuhës, ka nocion, konvencionohet
përmes tingullit dhe ngjyrave…
“Kujtimi
për diellin në zemër u mpak./ Bar i zbehtë./ Flokë të hershëm dëbore që larg /
Era po nget”, - shkruan kështu Anna Ahmatova, rusja e famshme që,
ndonëse u kritikua për akmeizëm , u nderua me çmimet “Honoris Causa”
dhe “Etna Kaormina”.
Poezia
lirike ka një rrjedhë e natyrshmëri më dinamike. Motivet vrulltojnë perceptimin
më konkret dhe lexuesi është më i predispozuar drejt kësaj lloj poezie.
Nëse
do të ndaleshim te poeti zviceran, Andri Peer, ai ka një mënyrë tepër
të veçantë, të natyrshme dhe të thjeshtë të ndërtimit të vargut, duke krijuar
ura komunikimi fare të lirshme me lexuesin e tij. Le të citojmë prej Peer,
katrenën:
“Unë
të lashë që ti të ikje / e lehtë dhe ajrore/ me parfum vishnjeje dhe tymi/ në
buzët e tua gjysmë të mbyllura”.
Lexo,
sa me natyrshmëri: “ …parfum vishnjeje dhe tymi”. Është një ikje. Ajo,
e lehtë dhe ajrore… Po pse parfum vishnjeje? Sepse dashuria purpuron all; e
kuqe dashuria dhe po kështu parfumi. Jo vetëm aromatisës por edhe vishnje,
ndërsa tymtaja mbështjell mistershëm gjithë atë ikje me “…buzët e tua
gjysmë të mbyllura”. Lehtësisht kaq e perceptueshme dhe e thjeshtë kjo e
poezi e Peer-it.
Lirika europiane
e shekullit XX ka hapur për lexuesin një tjetër dritare komunikimi
letraristik. Ajo nuk solli ndërlikime. Ishte e thjeshtë dhe pa konstruksion
kompleksual, ndonëse ka edhe autorë të tjerë që, megjithëse implementojnë
vargun modern, bëhen edhe programatik, edhe të vetëkontrolluar.
* * *
E
nisëm me poetët e huaj për të mbërritur tek ajo që ka gjetur një simbiozë dhe
sikronizim të paqtë edhe në letërsinë shqipe. Mjafton të përmendim emra
tingëllues, si: Lasgush Poradeci, Martin Camaj, poeti kosovar Azem Shkreli, Ali
Podrimja apo Frederik Rreshpja, poetë këta aspak të dogmatuar, nga ndikimi
i RealSoc-it dhe asfare konformal.
“Nga
Camaj te Camaj” - do të formulësoja një titull që “religjion” artin e lirizmit
modern të poetit të njohur shqiptar që jetoi në kapërcyellin e një kohe të
vështirë për fatet e vendit. Profesor i katedrës së gjuhës shqipe, “shejzëtar”
te “Le Pleadi”, Camaj sintetizon në shumëplanësi një poezi lirike që
bëhet shpeshhershëm referenciale për studiuesit dhe kritikët. Poezia e shkruar
para viteve ’90 - të të shekullit të kaluar nga shqiptarët përtej Shqipërisë,
pati dhe “privilegjin” që u shpreh lirshëm dhe pa indikesat ideologjike të sistemit
të kohës të instaluar në vendin tonë. Kësisoj, poezia e Camajt shndërrohet në
“orën e kohës” që nuk i ka ndalur rrahjet e tik - takjes në asnjë dekikë. “Poezia
e Martin Camajt, në çdo ind të saj, është poezi shqiptare; që nga largësia ku
ishte e paracaktuar të krijohej, ajo fokusohej drejt hije - dritave të
universitetit shqiptar, të cilat i kalonte pastaj aq imtësisht në
kaleindoskopin e vet të papërsëritshëm që ishte edhe fyell, edhe organo, edhe
arkaikonaivist, edhe modern”, - vlerëson studiuesi Ymer Çiraku mbi veprën
poetike të Camajt. Për hir të së vërtetës, lirika e Camajt përfshin Shqipërinë
e pacak, duke u mbështetur në vulgun e trikohësisë: dje - sot - nesër. Brenga e
Camajt ka një timbrim të veçantë, një rrekje e prajshme për t’u ngjitur në
cakun e komunikimit të brezave, të elementimit të përcjelljes me natyrshmëri të
fjalës së skalitur: “Ndëgjo, ti djal, pse na jemi pleq”, për të synuar drejt
mesazhit të qartë të stafetës apo sjellja e një poezie me një botë të qashtër,
ku kodatura e asaj që përcjell poeti, merr vlera sentencore, duke u
shpërshfaqur si antologji të padiskutueshme e pakundërshtueshme didaktike: “Por
bijve të mij un kam u thanë tu’ u rritë:/ Mos shkelni n’bukë,/ Mos pështyni
n’zjarrm,/ Mos pështyni n’dritë!”. (Poezia “Besimi ynë”). Buka -
Zjarri - Drita - një konotacion “triniteti” mes një “tercine” moralizuese të
Camajt… Poeti mbeti atje, tej Atdheut, nëmur e ëndërrimtar, liriku i
papërsëritshëm, duke skalitur vargjet tharmues dhe emblematik: “Kur tallazi
të bijë në pushim/ e njimij bimë ujse kryepezull të përshëndesin ngjyrat e
agut/ due me u kthye në jetë buzë ujit të kthjellët/ që e njoh si vehten”,
- kjo është brenga e Martin Camajt për mungesën e dheut mëmë te poezia “Kthimi”…Ai
ishte liriku që shkroi shqip, frymoi shqip dhe përcolli artin poetik në të
gjithë komponentët e duhur dhe i treti hapësirat përmes fjalës, duke bërë dhe
që gegërishtja të fitojë nuanca të reja shprehëse.
Nuk kish se si të mbetej jashtë vëmendjes poeti
Frederik Rreshpja, një nga zërat më virutalë të lirikës shqiptare të
fundshekullit të kaluar, por jo vetëm. Rreshpe ka një varg të veçantë, të
mbushur gjithë klithmë e dhimbje, një varg apostrofik që vajton me kujën e erës
që cijat xhamave të akullt të ditës së ftohtë gri:
“Një pemë në horizont si një njeri i
braktisur./Bien shirat mbi vetminë e saj./Tringëllijnë telat e shiut/kur i bie
violinës era”.
Pema e vetmuar, njeriu i braktisur, shira që
pushtojnë trup peme dhe tela të këputur shiu mbi “viloinimin” e erës - kjo
është poezia e Rreshpes që, nëse do t’i shtohej një fjalë tjetër, do t’i
zbjerrej mrekullia ndërtimore.
Ndërsa vargjet e Podrimes bien aromën e dashurisë
për tokën, vendlindjen, dheun e mëmës dhe të babës, cakun e të parëve, gurin e
varrit, truallin e larë me gjak…
“Unë, biri yt, Kosovë t'i njoh dëshirat e
heshtura,/t'i njoh ëndrrat, erërat e fjetura me shekuj,t'i njoh vuatjet,
gëzimet, vdekjet…”.
* * *
E shkruar në formë elegjiake, madrigal, vjershë
meditative, eklog, stanca, epigrame, poezia lirike është dhe mbetet një nga
format më komunikuese me lexuesin.
Vargu vjen i brishtë, i ashpër; i butë, por edhe
i “sertë”; i tingullt, por edhe i memectë; i bukur, po edhe i mrekullueshëm. Ai
bëhet rigëz çeltirës së kaltër të letërsisë… Bie, ngjitet, lakohet, bëhet
lidhëz, josh, grish “mëkaton”, kulmon, klith, belbet, trishtet e rend… Lirika
ka thyer tribunalin e elitës dhe nektarit letrar. Ajo ka një shtrirje
diametralisht universale dhe ka vesuar në të shkuarën, të tashmen duke shtruar
traditën e së tejmes...
Faleminderit për atë që bëre për mua { Dr. Ellen}! Burri im ndaloi së plotësuari dokumentet e divorcit pasi të kontaktova që të më ndihmoje të ndaloja divorcin me burrin tim dhe tani gjërat po shkojnë shumë më mirë. Siç the i gjithë procesi i divorcit është anuluar dhe gruaja e keqe që po shkakton problemin në martesën time ka lënë burrin tim dhe tani jemi të lumtur së bashku. Nëse po e shihni këtë dëshmi dhe keni probleme në marrëdhënien tuaj, martesën ose ndonjë problem tjetër. , ju mund ta dërgoni atë në: ( ellenspellcaster@gmail.com ) ose WhatsApp saj ( +234907481619 ).
RispondiEliminaAi specializohet në magjitë e mëposhtme:
* Duajini Spells
* Flet martesa
* MAGIKI I PARË
* Folje të mira
* Foljet e shëndetit
* Spells Seksual ATTRACTION
* MAGIKA E KRYESORE
* Kazino Cave
* Merrni masat e mallrave
* Foljet e mbrojtjes
* Lottery magji
* Flet LUKKY
* Folje të mirë