Ai qe u be shprehes i aspiratave te popullit per
liri e perparim, si poet i madh i kombit, eshte Naim Frasheri, bilbili i gjuhes
shqipe. Naimi lindi me 25 maj 1846 ne Frasher, qe ishte edhe nje qender
bejtexhinjsh. Mesimet e para i mori tek hoxha i fshatit ne arabisht e turqisht.
Qe i vogel nisi te vjersheronte. Studimet e mesme i kreu ne Janine, ne
gjimnazin e njohur "Zosimea". Aty horizonti i tij kulturor u zgjerua
se tepermi, njohu letersine, kulturen dhe filozofine klasike greke e romake, ra
ne kontakt me idete e Revolucionit Borgjez Francez dhe me iluminizmin francez.
Duke pervetesuar disa gjuhe, si: greqishten e vjter e te rene, latinishten,
frengjishten, italishten e persishten, Naimi, jo vetem qe mori bazat e
botekuptimit te vet, por njohu edhe poezine e Evropes e te Lindjes. Te gjitha
keto tradita poetike ndikuan ne formimin e tij si poet. Me 1870, pas mbarimit
te shkolles, shkoi per te punuar ne Stamboll, por u prek nga turbekulozi dhe u
kthye ne Shqiperi ne klime me te shendetshme. Gjate viteve 1872-1877 Naimi
punoi ne Berat e ne Sarande si nepunes. Kjo periudhe pati rendesi te vecante ne
formimin e tij. Atdhetar e si poet. Ai njohu me mire jeten e popullit, zakonet,
virtytet dhe aspiratat e tij, gjuhen e bukur e shpirtin poetik te njerezve te
thjeshte, krijimtarine popullore, bukurine e natyres shqiptare.Nderkohe vendi
ishte perfshire ne ngjarjet e medha te levizjes clirimtare, qe do te sillnin
formimin e Lidhjes Shqiptare te Prizerenitme 1878, udheheqes i se ciles ishte
Abdyli, vellai me i madh i Naimit. Naimi dha ndihmesen e vet per krijimin e
degeve te lidhjes ne Jugun e Shqiperise, perkrahu dhe perhapi programin e saj.
Me 1880, kur veprimtaria e Lidhjes ishte ne kulm, ai shkroi vjershen e gjate
"Shqiperia", ne te cilen shpalli idete kryesore te Rilindjes. Me kete
krijim Naimi niste rrugen e poetit kombetar. Me 1881 Naimi u vendos
perfundimisht ne Stamboll, ku u be shpirti i Shoqerise se Shkronjave dhe i
levizjes se atdhetareve shqiptare. Gjithe forcat dhe talentin ia kushtoi
ceshtjes kombetare, punoi per ngritjen e shkolles shqipe dhe hartoi libra per
te, shkroi vjersha, perktheu e botoi vazhdimisht, duke ndihmuar per zhvillimin
e letersise sone, per botim edhe te shume veprave te autoreve te tjere. Levizja
kombetare, idealet e clirimit te Shqiperise, te perparimit e te qyteterimit te
saj, u bene faktori themelor qe ndikoi ne formimin e Naimit si poet e atdhetar.
Krijimtaria e gjere letrare e Naimit, me veprat poetike e didaktike, kap nje
periudhe te shkurter prej 13 vjetesh (1886-1899). Vetem ne vitin 1886 ai botoi
veprat "Bageti e Bujqesia", "Vjersha per mesonjtoret e
para", "Histori e pergjithshme" dhe poemen greqisht
"Deshira e vertete e shqiptareve", "E kendimit cunavet
kendonjetoreja". Me 1885 botoi permbledhjen me vjersha persisht
"Tehajylat" (enderrimet) me 1888 botoi "Diturite", me 1890
"Lulet e veres", me 1894 "Parajsa dhe fjala fluturake", me
1898 "Historia e Skenderbeut" dhe "Qerbelane" dhe me 1889
"Historia e Shqiperise". Semundja dhe lodhja e madhe ia keqesuan
shendetin poetit, zemra e te cilit pushoi se rrahuri me 20 tetor 1900, ne
moshen 54-vjecare, i zhuritur nga malli per atdheun dhe me brengen qe s'e pa
dot te lire.Vdekja e poetit qe nje zi e vertete kombetare. Shqiptaret kishin
humbur atdhetarin e kulluar, apostulin e shqiptarizmes, poetin e madh. Dhembjen
dhe vleresimin per Naimin e shprehu bukur elegjia e cajupit, qe niste keshtu:
Vdiq Naimi, vdiq Naimi,
moj e mjera Shqiperi,
mendjelarti, zemertrimi,
vjershetori si ai.
Naim Frasheri vuri themelet e letersise kombetare shqiptare. Vepra e tij shenoi lindjen e nje letersie te re me vlera te verteta artistike. Ajo shprehte aspiratat e shoqerise shqiptare te kohes dhe ndikoi fuqishem ne luften e saj per liri e progres. Naimi krijoi traditen e letersise patriotike, qytetare, ai solli ne letersi boten shqiptare, aspiratat jetike te popullit. Dashuria per Atdheun, popullin dhe njeriun, krenaria kombetare dhe besimi ne te ardhmen, ideja e madhe e clirimit, formojne thelbin romantik te vepres se tij. Naimi e afroi letersine me popullin, duke trajtuar tema te reja, te ndryshme nga ato te letersise se vjeter, temat e problemet e kohes. Ne formimin e Naimit si poet ndikuan disa faktore, por faktori kryesor ishte jeta e popullit te vet dhe levizja e tij per clirim kombetar. Naimi njohu disa tradita poetike te huaja, prej te cilave mori elemente qe u treten mjaft natyrshem ne vepren e vet. Por krijimtarise se tij vulen e origjinalitetit ia vuri jeta dhe tradita historike e artistike e populli te vet. Traditat poetike popullore, qe perben nje nga burimet e formimit te tij si poet, i dha shume me teper nga cdo tradite tjeter. Lidhja me te u shpreh jo vetem ne gjuhen e poezise se Naimit dhe ne figuracionin e pasur, por, ne radhe te pare, ne permbatje dhe ne frymen e saj. Naimi eshte bilbili i gjuhes shqipe, mjeshter i fjales. Vepra e tij vuri bazat e gjuhes letrare kombetare shqipe, e cila do te njihte me vone nje zhvillim te metejshem, per te arritur gjer ne shqipen e sotme letrare kombetare te njesuar e te zhvilluar. Tradita qe krijoi Naimi, eshte e gjalle dhe frymezuese edhe ne jeten e shoqerise sone te sotme. Naimi me teper se shkrimtar, eshte poeti me i madh i Rilindjes sone Kombetare, eshte atdhetar, mendimtar dhe veprimtar i shquar i arsimit dhe i kultures shqiptare.
Vdiq Naimi, vdiq Naimi,
moj e mjera Shqiperi,
mendjelarti, zemertrimi,
vjershetori si ai.
Naim Frasheri vuri themelet e letersise kombetare shqiptare. Vepra e tij shenoi lindjen e nje letersie te re me vlera te verteta artistike. Ajo shprehte aspiratat e shoqerise shqiptare te kohes dhe ndikoi fuqishem ne luften e saj per liri e progres. Naimi krijoi traditen e letersise patriotike, qytetare, ai solli ne letersi boten shqiptare, aspiratat jetike te popullit. Dashuria per Atdheun, popullin dhe njeriun, krenaria kombetare dhe besimi ne te ardhmen, ideja e madhe e clirimit, formojne thelbin romantik te vepres se tij. Naimi e afroi letersine me popullin, duke trajtuar tema te reja, te ndryshme nga ato te letersise se vjeter, temat e problemet e kohes. Ne formimin e Naimit si poet ndikuan disa faktore, por faktori kryesor ishte jeta e popullit te vet dhe levizja e tij per clirim kombetar. Naimi njohu disa tradita poetike te huaja, prej te cilave mori elemente qe u treten mjaft natyrshem ne vepren e vet. Por krijimtarise se tij vulen e origjinalitetit ia vuri jeta dhe tradita historike e artistike e populli te vet. Traditat poetike popullore, qe perben nje nga burimet e formimit te tij si poet, i dha shume me teper nga cdo tradite tjeter. Lidhja me te u shpreh jo vetem ne gjuhen e poezise se Naimit dhe ne figuracionin e pasur, por, ne radhe te pare, ne permbatje dhe ne frymen e saj. Naimi eshte bilbili i gjuhes shqipe, mjeshter i fjales. Vepra e tij vuri bazat e gjuhes letrare kombetare shqipe, e cila do te njihte me vone nje zhvillim te metejshem, per te arritur gjer ne shqipen e sotme letrare kombetare te njesuar e te zhvilluar. Tradita qe krijoi Naimi, eshte e gjalle dhe frymezuese edhe ne jeten e shoqerise sone te sotme. Naimi me teper se shkrimtar, eshte poeti me i madh i Rilindjes sone Kombetare, eshte atdhetar, mendimtar dhe veprimtar i shquar i arsimit dhe i kultures shqiptare.
Lirika Filozofike
Naim Frasheri eshte poeti i pare shqiptar qe i kushton kujdes te vecante poezise filozofike dhe mund te quhet themeluesi i saj ne poezine shqiptare.
Ai ka shkruar nje numer te dukshem vjershash filozofike, te perfshira ne vellimet poetike "Vjersha per mesonjetoret e para", "Lulet e veres", "Parajsa dhe fjala fluturake" dhe ne permbledhjen ne gjuhen persishte "Tehajylat" (enderrimet).
Ne keto lirika Naimi shpesh shtron pyetje te tilla te karakterit filozofik: C'eshte natyra? Cilat jane ligjet e saj? Ku eshte fillimi e ku eshte fundi i saj? Cili eshte vendi i njeriut ne te? Kete etje per te persiatur per gjithcka poeti e shpreh edhe me vargje:
Mendja ime, qe s'gjen prehje, ben kerkime
dhe rropatet me aq pyetje-e-mermerime:
Kush? pse? cfare? ku e kur? e si e sa? ("enderrimet")
Naimin e habit dhe njekohesisht e mrekullon gjithesia, pambarimesia e saj: Toka dhe Dielli, yjet, nderrimet e stineve, deti, era, lumi, rrufeja, njeriu, lulet, zogjte, bagetia, gjithcka. Poeti mendimtar e sheh gjithesine si nje liber te hapur te cilin njeriu vazhdimisht perpiqet ta lexoje, sepse keshtu do te gjeje kuptimin e botes. Kjo pafundesi dukurish e mahnit dhe e gezon poetin, jo vetem sepse me to eshte e lidhur jeta e njeriut, por edhe pse ne qenien dhe ne rendin e tyre ai sheh shprehjen e ligjeve absolute, sheh misherimin e perendise. Kete koncept panteist e vume ne dukje edhe te "Lulet e veres".
Nje trup eshte gjithesia
Dhe te sosur s'ka gjekundi,
me cdo an' eshte perendia,
nje det qe s'i gjendet fundi.
("Gjithesia", "Vjersha per mesonjetoret").
Botekuptimi i Naimit ne lirikat filozofike shpesh eshte kontradiktor. Mbasi pohon pafundesine e gjithesise, Naimi thote:
Gje s'humbet, as pakesohet
edhe serish nuke shtohet:
cdo q'eshte perseritet.
("E verteta", - "Vjersha per mesonjetoret")
Nje nga mendimet me te rendesishme te Naimit eshte ai qe lidhet me njohjen njerezore. Ai mendonte se njeriu eshte ne gjendje, me forcen e arsyes, te depertoje ne te fshehtat e natyres, te njohe ligjet e saj, ta perdore natyren per nevojat e tij, pra, te behet gjithnje e me teper zot i saj, me ane te njohjes shkencore. Sipas tij, duke njohur natyren, njeriu njeh krijuesin e saj, zotin:
eshte ne shesh Perendia,
i verberi s'mund ta shohe,
ajo eshte gjithesia,
i dituri mund ta njohe.
("Perendia" - "Lulet e veres")
Duhet theksuar se problemet e gjithesise, te natyres etj., asnjehere, Naimi nuk i pa te shkeputura nga njeriu, nga vendi i tij ne bote, nga fati i tij. Naimi e vlereson shume lart njeriun. Si panteist, poeti mendon se shfaqja me e persosur e hyjnise ne jete eshte vete njeriu. Njeriu, sipas Naimit, eshte qellimi dhe arritja me e larte e krijimtarise hyjnore, eshte trajta e shfaqjes me te eperme, sepse eshte krijese me ndergjegjje e moral. Prej ketij lind edhe ai humanizem i thelle, ai respekt e dashuri e pakufishme per njeriun.
S'ka me te larte ne jete
nga njeriu, q'eshte i vertete.
("E verteta" - "Vjersha per mesonjetoret")
Naimi mendon se njerezit vertet vdesin, por si gjini jane te pavdekshem, jane te perjetshem. Duke u kthyer serish te gjithesia, ata rilindin serish te breznite qe perseriten pa fund. Botekuptimi i Naimit eshte sinteze origjinale mbi bazen e panteizmit dhe ka prirje te dukshme perparimtare.
Pikepamjet
Patriotike dhe Botekuptimi
Vepra e Naimit shprehu ne menyre te plote e me force artistike idealet me te perparuara te Rilindjes, idete patriotike, demokratike e iluministe qe do ta udhehiqnin shoqerine shqiptare per te dale nga erresira mesjetare ne driten e lirise e te perparimit. Poet e mendimtar, Naimi qendroi me dinjitet ne lartesine e ketyre kerkesave historike. Tipari kryesor, ajo qe perben thelbin e gjithe krijimtarise se Naimit, eshte patriotizmi. Gjithcka ne vepren e tij lidhet me atdheun, me dashurine e pakufishme per te, per gjuhen, per popullin, per historine e per gjithcka shqiptare, me detyren per t'i sherbyer atdheut me devotshmerine me te larte. Vargjet me te bukura poetit ia frymezoi pikerisht ky atdhetarizem i flakte.
clirimi i Shqiperise nga zgjedha osmane ishte nje nga idealet me te larta te Naimit. Per te arritur kete, poeti hedh idene e bashkimit te gjithe shqipetareve, si kusht per clirimin dhe perparimin e tij. Vecanerisht te "Historia e Skenderbeut", poeti pohon se liria mund te vije vetem me ane te luftes se armatosur kunder pushtuesit. Besimi i Naimit ne te ardhmen e Shqiperise se lire eshte i madh. Ai mendon se populli yne, me virtyte te cmuara e me tradita luftarake i ka te gjitha te drejtat te jetoje i lire. Naimi shpreson se kjo liri do te jete pak a shume e shpejte. Naimi pati pikepamje demokratike te perparuara per kohen. Ai mendonte qe njeriu lind i lire. Kulti i lirise se njeriut pershkon gjithe vepren e tij, ndonese ne kushtet e atehershme ai tingellonte abstrakt. Admirues i Revolucionit Francez dhe i ideologeve te tij, Naimi enderronte nje Shqiperi te lire dhe demokratike, sipas tipit te demokracive borgjeze te kulturuar e te emancipuar. Edhe Naimi, ashtu si Samiu, ishte per republiken dhe nuk e pranonte formen e monarkise. Ai gjithashtu ishte per barazine midis burrit dhe gruas dhe per te drejten e arsimimit te te dyve. Botekuptimi i naimit u kultivua ne klimen e kerkesave per nje Shqiperi qe do te hynte ne nje epoke te re historike, qe do te qyteterohej e kulturohej. Natyrisht, koha kur jetoi poeti, la gjurmet e veta ne botekuptimin e tij, i cili nuk mundi t'u shpetonte edhe kundershtive. Naimi ishte iluminist, dhe kishte besim te madh ne rolin qe luajne shkenca dhe dija per zhvillimin e shoqerise. Ai cmonte teper iluministet franceze, Volterin, Rusone, e te tjeret. Sidomos ne veprat diturake ai pranoi dhe propogandoi edhe disa arritje te shkences se kohes, si teorine e Darvinit per prejardhjen e qenieve te gjalla, teorine e Kantit e te Laplasit per origjinen diellore te tokes etj. Por ne thelb, vecanerisht ne veprat poetike, ai pranon qenien e nje fuqie te mbinatyrshme. Megjithate, idealizmi i Naimit u shfaq ne formen e panteizmit. Ai e mendon zotin te shtrire kudo, te njeriu dhe te natyra. Si patriot e iluminist, ai ishte kunder percarjes fetaredhe kombesine e vinte mbi fene, ashtu si edhe rilindesit e tjere. Naim Frasheri, si figura qendrore e letersise se Rilindjes, krijoi nje tradite te re, qe u ndoq nga shume shkrimtare te tjere, dhe u be themeluesja e letersise sone te re kombetare.
Fjalet e Qiririt
Ne mes tuaj kam qendruar
E jam duke perveluar,
Qe t'u ap pakeze drite,
Natene t'ua benj dite.
Do te tretem, te kullohem,
Te digjem, te pervelohem,
Qe t'u ndrinj mir' e te shihni,
Njeri-tjaterin te njihni.
Per ju do te rri te tretem,
Asnje cike te mos mbetem,
Te digjem e te qanj me lot,
Se deshiren s'e duronj dot.
Une zjarrit nuk i druhem
Dhe kurre s'dua te shuhem,
Po te digjem me deshire,
Sa te munt t'u ndrinj me mire.
Kur me shihni se jam tretur,
Mos pandehni se kam vdekur;
jam i gjall' e jam nde jete
jam ne dritet te vertete,
Une jam ne shpirtin tuaj,
Mos me kini per te huaj,
M'eshte falure durimi,
Andaj po digjem si trimi,
Se ma k'enda t'u benj mire,
Te mos mbeti n'erresire.
Jakeni rreth meje rrini,
Flisni, qeshni, hani, pini,
Ne shpirt kam dashurine,
Pa digjem per njerezine,
Lemeni te pervelohem,
nuke dua me te ftohem,
Dua ta djek trupn' e krete
Per ate zotn' e vertete.
Me zjarr ta djek mushkerine
E te tretem per njerine,
Bashke me gezimt te tija
te vete te perendia.
Une dua njerezine,
Miresin' e urtesine.
Ne behi shoke me mua,
Ne me doni si u dua,
Njeri-tjeterin ne doni,
Te paudhe mos punoni.
O zemera fluturake,
Qasju pake kesaj flake!
Mase krahet t'i pervelon,
Po dhe shpirtin ta shenjteron.
Une duke perveluar,
Njerezit i kam ndrituar.
Kam qene mik me njerine,
Andaj i di e me dine.
Gjithe tuajt' i kam pare,
Mem' e at' e fis e fare,
Si tani gjithe i kam nder ment,
Qe rrinine me kete vent.
Edhe sot ner ju ata shoh,
Se shpirtin e tyre ua njoh,
Dhe une si ju jam ndruar
E jam perzjer' e ndryshuar,
Pa jam bere shume here
Zjar e uj' e balt' e ere.
Jam nje shkendije pej qielli
dhe nje drudheze pej dielli.
Edhe nder qiej fluturonj,
Edhe brenda ne det qendronj,
Shume here fle ne balte,
Diku ndodhem dhe ne mjalte
Benem qengj e kec i pire,
Lul' e bar e gjeth i mbire.
Dua shume fjale t'u them,
Po trembem mos i benj ujem.
E ku shkruhene ne karte
Fjalet' e gjuhese zjarrte?
Ne mes tuaj kam qendruar
E jam duke perveluar,
Qe t'u ap pakeze drite,
Natene t'ua benj dite.
Do te tretem, te kullohem,
Te digjem, te pervelohem,
Qe t'u ndrinj mir' e te shihni,
Njeri-tjaterin te njihni.
Per ju do te rri te tretem,
Asnje cike te mos mbetem,
Te digjem e te qanj me lot,
Se deshiren s'e duronj dot.
Une zjarrit nuk i druhem
Dhe kurre s'dua te shuhem,
Po te digjem me deshire,
Sa te munt t'u ndrinj me mire.
Kur me shihni se jam tretur,
Mos pandehni se kam vdekur;
jam i gjall' e jam nde jete
jam ne dritet te vertete,
Une jam ne shpirtin tuaj,
Mos me kini per te huaj,
M'eshte falure durimi,
Andaj po digjem si trimi,
Se ma k'enda t'u benj mire,
Te mos mbeti n'erresire.
Jakeni rreth meje rrini,
Flisni, qeshni, hani, pini,
Ne shpirt kam dashurine,
Pa digjem per njerezine,
Lemeni te pervelohem,
nuke dua me te ftohem,
Dua ta djek trupn' e krete
Per ate zotn' e vertete.
Me zjarr ta djek mushkerine
E te tretem per njerine,
Bashke me gezimt te tija
te vete te perendia.
Une dua njerezine,
Miresin' e urtesine.
Ne behi shoke me mua,
Ne me doni si u dua,
Njeri-tjeterin ne doni,
Te paudhe mos punoni.
O zemera fluturake,
Qasju pake kesaj flake!
Mase krahet t'i pervelon,
Po dhe shpirtin ta shenjteron.
Une duke perveluar,
Njerezit i kam ndrituar.
Kam qene mik me njerine,
Andaj i di e me dine.
Gjithe tuajt' i kam pare,
Mem' e at' e fis e fare,
Si tani gjithe i kam nder ment,
Qe rrinine me kete vent.
Edhe sot ner ju ata shoh,
Se shpirtin e tyre ua njoh,
Dhe une si ju jam ndruar
E jam perzjer' e ndryshuar,
Pa jam bere shume here
Zjar e uj' e balt' e ere.
Jam nje shkendije pej qielli
dhe nje drudheze pej dielli.
Edhe nder qiej fluturonj,
Edhe brenda ne det qendronj,
Shume here fle ne balte,
Diku ndodhem dhe ne mjalte
Benem qengj e kec i pire,
Lul' e bar e gjeth i mbire.
Dua shume fjale t'u them,
Po trembem mos i benj ujem.
E ku shkruhene ne karte
Fjalet' e gjuhese zjarrte?
Gjuha Jone
Vellezer Shqipetare,
te prekim urtesine,
te zem udhen e mbare,
te ngjallim Shqiperine.
Shqiperia ka qene
dhe do te jete,
po sot ne ditet tona
te mete te mos kete.
E ka nderuar Zoti
gjithenje Shqiperine
ish fort mire qemoti,
do behet dhe tanine.
Ajo ish koh' e zjarrte
dhe kish mundime teper,
po sot pende dhe karte
na duher, nuk tjeter.
O burra Shqipetare
te marim diturite,
se s' eshte koh' e pare,
tani lipsete drite.
Te shkruajm gjuhen tone
kombin te ndritojme,
gjithe c' eshte e ka qene
ngadaleze ta mesojme.
Pa shihni c'gjuhe e mire!
Sa shije ka e hije,
c'e bukur edh' e lire,
si gjuhe Peredije.
Vellezer Shqipetare,
te prekim urtesine,
te zem udhen e mbare,
te ngjallim Shqiperine.
Shqiperia ka qene
dhe do te jete,
po sot ne ditet tona
te mete te mos kete.
E ka nderuar Zoti
gjithenje Shqiperine
ish fort mire qemoti,
do behet dhe tanine.
Ajo ish koh' e zjarrte
dhe kish mundime teper,
po sot pende dhe karte
na duher, nuk tjeter.
O burra Shqipetare
te marim diturite,
se s' eshte koh' e pare,
tani lipsete drite.
Te shkruajm gjuhen tone
kombin te ndritojme,
gjithe c' eshte e ka qene
ngadaleze ta mesojme.
Pa shihni c'gjuhe e mire!
Sa shije ka e hije,
c'e bukur edh' e lire,
si gjuhe Peredije.
Pellasget-Shqipetaret
Ishte nje dite
Qe pellasgjite
Posi nje drite
Mbuluan dhene;
Duall ng' Asia
Si mizeria
Dhe me ania
E hodhe dene.
Pas pake here,
Duke perzjere
Ca me te tjere,
Bene elinet,
Dhe duke ndare
Syresh nje fare,
Si ka te ngjare,
Beri llatinet.
Edhe te tjeret
E me te ndjeret,
Te paperzjeret,
Pellasgjinj mbene;
Maqedhoninjte
E ilirinjte
E mollosinjte,
Gjith' ata qene.
Dhe ata jane
Prinderte tane,
Pastaj na thane
Na shqipetare;
Mundim te themi
Ne ata jemi,
Ate gjak kemi,
Si dhe shtypare.
Thot' Herodoti,
Ne Tomor zoti
Shtepi qemoti
Kishte Dhodhone;
Eshte m'e vjeter
Ngaha cdo tjeter,
Shume me teper,
Kjo gjuha jone.
Ne kurdohere
Burra te ndjere
Edhe te vlere
Jemi treguar;
Me grekerine
Dhe me Persine,
Me gjith' Asine
Kemi leftuar.
Me Leken vame,
Muntme Darane,
Daten i dhame
Gjithe Asise;
Burr' u deftyem,
Te gjith' i thyem,
Permbys e kthyem
Fron' e Persise.
Te tere dhene,
Den' e sterene,
Sa kombe qene
Ne kemb i vume;
Dhe mbreteruam
Kudo qe shkuam,
Tekdo leftuam,
Vendin e zume.
Me Pirron vame
Romes i rame,
Llatint' i vrame
E i tmeruam;
Me Skenderbene
Tyrqve sa qene
U dhame dhene
Dhe i debuam.
Kush i goditi
Posi petriti
E i cfiliti
Tyrqit, barbaret?
Bota s'kuxonte
Qe t'u qendronte,
Po kush leftonte?
Ne shqipetaret.
Pastaj u ndruam,
Se s'kupetuam
Dhe nuk e c'qua
Te miren tene;
Gjakne per bote
E derthme kote,
Njeri c'te thote?
Nuk ishte thene! Mbajtme Tyrqine,
Ngjallme Greqine,
Ndihm' Italine.
Po Shqiperine?
Pse s'u munduam?
Per ke leftuam?
Neve c'fituam?
c'kemi tanine?
Ishte nje dite
Qe pellasgjite
Posi nje drite
Mbuluan dhene;
Duall ng' Asia
Si mizeria
Dhe me ania
E hodhe dene.
Pas pake here,
Duke perzjere
Ca me te tjere,
Bene elinet,
Dhe duke ndare
Syresh nje fare,
Si ka te ngjare,
Beri llatinet.
Edhe te tjeret
E me te ndjeret,
Te paperzjeret,
Pellasgjinj mbene;
Maqedhoninjte
E ilirinjte
E mollosinjte,
Gjith' ata qene.
Dhe ata jane
Prinderte tane,
Pastaj na thane
Na shqipetare;
Mundim te themi
Ne ata jemi,
Ate gjak kemi,
Si dhe shtypare.
Thot' Herodoti,
Ne Tomor zoti
Shtepi qemoti
Kishte Dhodhone;
Eshte m'e vjeter
Ngaha cdo tjeter,
Shume me teper,
Kjo gjuha jone.
Ne kurdohere
Burra te ndjere
Edhe te vlere
Jemi treguar;
Me grekerine
Dhe me Persine,
Me gjith' Asine
Kemi leftuar.
Me Leken vame,
Muntme Darane,
Daten i dhame
Gjithe Asise;
Burr' u deftyem,
Te gjith' i thyem,
Permbys e kthyem
Fron' e Persise.
Te tere dhene,
Den' e sterene,
Sa kombe qene
Ne kemb i vume;
Dhe mbreteruam
Kudo qe shkuam,
Tekdo leftuam,
Vendin e zume.
Me Pirron vame
Romes i rame,
Llatint' i vrame
E i tmeruam;
Me Skenderbene
Tyrqve sa qene
U dhame dhene
Dhe i debuam.
Kush i goditi
Posi petriti
E i cfiliti
Tyrqit, barbaret?
Bota s'kuxonte
Qe t'u qendronte,
Po kush leftonte?
Ne shqipetaret.
Pastaj u ndruam,
Se s'kupetuam
Dhe nuk e c'qua
Te miren tene;
Gjakne per bote
E derthme kote,
Njeri c'te thote?
Nuk ishte thene! Mbajtme Tyrqine,
Ngjallme Greqine,
Ndihm' Italine.
Po Shqiperine?
Pse s'u munduam?
Per ke leftuam?
Neve c'fituam?
c'kemi tanine?
Nessun commento:
Posta un commento