lunedì 9 aprile 2012

Të gjithë flasin për Amandën





Nga Gëzim Llojdia

Të gjithë flasin për Amandën ,
brilantë acari  në ag, në mos cipë vese
dhe gji ftua.
Të gjithë flasin për Amandën,
nën një hënë gjysmë të ngrënë,
 bukuri  deri në thua, në mos
veç me shikime por   sa shumë të tremb.
Të gjithë flasin për Amandën ,
ç’janë dallgëzimet e hënës  së marsit përmbi flokë,
në mos  ëndërr e ëndërruar,ose
përrua i pashtershëm uji në kroin tonë.
Të gjithë flasin për Amandën  ,
ç’thonë mëmëzonjat ulur në plloça të  mëhallës,
 në gojë  zënë puthjen e  saj të parë.
Të gjithë flasin për Amandën ,
në  rrudhosje  të vjeshtave  dhe dimrit,
Amanda, çfarë ishte kështu  për mëhallën tonë  ,
kometë cipëplasur, mbetur nga një galaktikë  e largët ,
ose një kongjill hiri e mbuluar në Kunjovë.

Nessun commento:

Posta un commento