Nga Prend
Buzhala
At Gjergj Fishta është njëra ndër figurat
epiqendrore të gjithë historisë sonë të kulturës, letërsisë dhe mendimit
shqiptar. Duke e arritur madhështinë e tij si POET KOMBËTAR, për të gjallë të
tij, duke qenë figura më madhështore për një gjysmë shekulli në gjysmën e parë
të shekullit XX; ai këtë madhështi e ka ruajtur edhe në të gjitha kohët dhe
hapësirat edhe pas vdekjes së tij. I anatemuar nga regjimet pushtuese në Kosovë
dhe nga regjimi diktatorial në Shqipëri, edhe vepra e tij ka pasur një fat të
veçantë: vepra e tij, për afro një gjysmë shekulli është lexuar fshehurazi,
mësohej përmendësh, kurse shumë vargje të tij janë përvetësuar në lahutë apo në
tinguj të çiftelisë. Famën e tij e ka shtuar kryevepra "Lahuta e
Malcis" dhe përkthimet e saj në disa gjuhë evropiane. Mirëpo, mbi të
gjitha, si do të shprehej Eqrem Çabej, emri i Fishtës është i popullarizuar, se
është bir i vërtetë i popullit të tij. Dhe paradoksalisht, si do të shpreheshin
edhe shumë studiues shqiptarë e ndërkombëtarë: aq sa ishte popullor, ai ishte
edhe elitar me frymë enciklopedike të jashtëzakonshme.
1. ZEF VALENTINI:
FISHTA "ËSHTË NJËRI NGA MË TË
MËDHENJTË NË BOTË
Mirëpo, Gjergj Fishta zë t’i rikthehet botës
shqiptare pas viteve ’90 e këndej, në arsim, në veprimtarinë botuese,
përgjithësisht në kulturën dhe në institucionin shqiptar të jetës, sepse ai
vetë ishte një institucion e univers shqiptar më vete. Ai ka ndikuar mbi gjithë
zhvillimin e shoqërisë shqiptare të kohës dhe për këtë arsye e kanë quajtur
edhe "prijës intelektual", siç e ka cilësuar Faik Konica, dhe sepse
ai "ishte intelektual i kërkesave tona historike" (Engjëll Sedaj).
Zef Valentini, një italian që ka shkruar shqip me dhjetëra vepra shkencore,
historike, diturore, teologjike etj për Fishtën shprehet se "është njëri
nga më të mëdhenjtë në botë". At Gjergj Fishta ishte i njohur edhe nga
bota akademike evropiane, sepse ai nuk u bë akademik brenda një viti (siç duan
ta cilësojnë me denigrim regjimet diktatoriale), por është produkt i një
veprimtarie të gjatë të pasur e cilësore. Nëse nga qarqet komuniste ai është
cilësuar si anëtar i Akademisë fashiste të Shkencave të Italisë, e vërteta
historike është e kundërt, sepse ai e kishte refuzuar dhe e kishte kthyer
mbrapa dekoratën e qeverisë fashiste italiane, madje, kur në ato çaste tashmë
ai gjendej në shtratin e vdekjes. Koniunktura politike pro apo kundër Fishtës
janë të përkohshme, kurse krijimtaria e tij e shumanshme e shumëdimensionale,
mbetet dëshmi e pasur kombëtare. "Ndigjoni, o vllazën e bi të mi. Unë
nuk kam ndërrue, por jam ai pater Gjergji që kam qenë gjithmonë. Kaq gja e kanë
kuptua edhe fashistat vetë. Mos mendoni se këtë titull ma kanë dhanë për me mç
nderue. Ma kanë dhanë për me më internue....njashtu siç po internojnë shumë
shqiptarë të tjerë. Unë sot jam i mplakun, sëmundja e zemrës më asht randue.
Ato mësimet që ju kam dhanë dikur, kisha dashtë që ju sot t’i shtini në veprim,
ndërsa unë nuk jam i zoti me prbalkue as burgun, as internimin, as
arratinë" (kujtim ish nxënësi i tij, po ashtu gjenial i përmasave
fishtiane, At Zef Pllumi). I quajtur edhe mbret i polemikës shqiptare (Jorgji
Meksi), ai gjithmonë ka qenë në vijën e parë të frontit që kritikonte
mentalitetet e vjetra dhe detajet e tij ish të pandërprera për triumfin e së
resë. Ai është edhe krijues i shtypit shkencor, "Hyllin e Dritës", që
më 1913, me të cilën vuri në lëvizje, deri në vdekje, mendimin shkencor të
kohës. Madje një intelektual i jashtëm, dr. Ervin Stranik, deklaron se revista
"Hylli i Dritës" e Fishtës mund të konkurrojë me çdo revistë të
përkohshme letrare evropiane.
2. HUMANIST I MADH,
PROTAGONIST HISTORIK I NGJARJEVE TË KOHËS
Atë Gjergj Fishta, i njohur si autor i veprës
madhore epike "Lahuta e Malcis", (i njohur me cilësimin "Homer
shqiptar"), i njohur si dramaturg, poet, satirist dhe publicist, si
përkthyes dhe teolog, si analist dhe komentues e kronikan ngjarjesh, madje, i
njohur edhe si veprimtar i lëvizjeve politike, deputet i parlamentit shqiptar,
politikan, , poliglot e intelektual me përkushtim të madh, teolog e pedagog,
patriot i pashoq dhe kontribuues energjik i çështjes kombëtare, mendimtar dhe
humanist ndër më të mëdhenjtë, etj. ai ka qenë edhe protagonist i shumë
ngjarjeve dhe kthesave historike gjatë gjysmës së parë të shekullit XX, si
Kongresi i Manastirit (1908), Kryengritja e Përgjithshme për Pavarësi Kombëtare
(1910-1912), Rrethimi i Shkodrës (1912-1913), Lufta e Parë Botërore
(1914-1918), Konferenca e Paqes në Paris (1919-1920), Parlamenti i Parë
Shqiptar (1921-1924), Revolucioni Demokratik Borgjez (1924) etj Gjergj Fishta e
kishte një cilësi tepër të rrallë për kohën, siç ishin krijimi i lidhjeve të
shumta bashkëpunimi me albanologë të njohur evropianë, duke organizuar debate, tryeza
e forma të ndryshme bashkëpunimi për tema të ndryshme mbi Shqipërinë, mbi
gjuhën shqipe, mbi visaret e kombit, mbi traditën shqiptare, mbi letërsinë
shqipe dhe, ndër të tjera, edhe për krishterimin e hershëm shqiptar.
"Shqipnia pat nji fat t' madh e
t'jashtzakonshem, shka nuk e paten popujt e tjer, veçse mbas qindra vjetsh të
nji jete letrare, pat të madhin, të naltuemin përmbi t'gjith, atë, qi u pshtet
në popull t'vetin e n' gjuhen e tij e qi me vjersha t'veta ndezi flak zemrat
n'popull, pat zhenin poetike t'At Gjergj Fishtes". Kështu shprehej
albanologu i njohur e dijetari i "Austrisë së Vjetër", Maximilian
Lambertz (Vjenë 1882 - Lajpcig 1963), i cili kishte botuar më 1949 studimin
monografik "Gjergj Fishta dhe epi heroik shqiptar Lahuta e Malcís". Dhe
jo vetëm në këtë fushë. Këso konsideratash për të shprehen edhe në lëmin e
arsimit, sepse ai kishte një përgatitje të shkallëve të larta. Fishta ishte
edhe edukator i rinisë, autor i shumë teksteve shkollore të kohës, me shpirt
novatori, me futjen e risive të reja në mësim, me ndërthurjen e dijeve
shkencore me ndjesitë e thella kombëtare etj. Ishte drejtues shkollash qe në
vitet e para të pavarësisë së Shqipërisë, betejë që e fitoi me shumë armiq
e kundërshtarë. Ndërsa poezitë e Fishtës janë to që janë mësuar me
entuziazëm nëpër shkolla për një shekull rresht.
3. KONSTRUKSIONI I SHPIRTIT SHQIPTAR
Ashtu sikundër dihet, Gjergj Fishta, në
bashkëpunim me imzot Prend Doçin, në janar të vitit 1899 ka themeluar Shoqninë
Letrare dhe Kulturore "Bashkimi". Kjo shoqëri kishte alfabetin e saj.
Më 1902 emërohet drejtor i shkollës françeskane në Shkodër, ku e futi menjëherë
gjuhën shqipe si gjuhë mësimi dhe e cila shkollë deri në ato çaste drejtohej
nga klerikë të huaj. Më 1908 ai mori
pjesë në Kongresin e Manastirit si përfaqësues i shoqërisë
"Bashkimi". U zgjodh Kryetar i Kongresit dhe drejtoi punën e
Komisionit të Alfabetit. Do theksuar edhe botimin e revistës "Hylli i
Dritës", gazetën "Posta e Shypnisë" (1916-1917), më 1916
themelon, bashkë me Luigj Gurakuqin, Komisinë letrare që kishte për qëllim
krijimin e gjuhës letrare kombëtare. Ishin këto kohë kur Fishta po formohej si
personalitet i plotë, si poet, si intelektual, si politikan e atdhetar. Ai,
hapi Shtypshkronjën Françeskane, nga ku nisën të dalin rregullisht periodikë të
shtypit dhe vepra letrare, publicistike, teologjike etj, e ndër to do përmendur
faktin që u botuan 32 vepra shkencore, albanologjike, arsimore etj. Por ndër
veprat më të mira në fushën e gjuhës shqipe mbetet fjalori i titulluar: "Fjaluer
i ri i shqypes përbaam prei Shoqniiet t'Bashkimit", që së bashku me
shtesat përmbledh 13798 fjalë dhe botohej vetëm nëntë vjet pas krijimit të
shoqërisë "Bashkimi", më 1908. Vepra mund të konsiderohet vepër e
përbashkët, mbasi aty kanë dhënë kontribut disa studiues e njerëz të letrave..
Studiuesit konstatojnë se edhe Fishta duhet të ketë kontribuar në këtë fjalor,
mbasi një burim i mirë për autorët e fjalorit ka qënë edhe vepra e poetit të
"Lahutë", me botimet që kishte realizuar më 1905 dhe 1907, me
"Anzat e Parnasit", si dhe në shkrimet e botuara në shtypin e kohës.
Sado
që ai ka qenë klerik katolik, te vepra e tij islamizmi e krishterimi shikohen
me thellësinë e konstruktorit të shpirtit shqiptar. Kështu, te "Lahuta e
Malcis", pranë personazhit të Marash Ucit, "një katolik që mishëron
mençurinë shqiptare të përpunuar nga pasuria e çmueshme e përvojës shumë të
hershme të racës, ai krijon figurën e myslimanit Oso Kuka, një hero nga natyra,
i cili ka dashuri të veçantë për atdheun dhe ndjenjën e vëllazërimit, të
ndriçuar nga koncepti i nderit individual dhe kolektiv". (Ndriçim Kulla).
Ndërkaq, personazhi i Gjobit, prift shqiptar, që i nxiti kelmendasit e
krishterë për t’iu shkuar në ndihmë vëllezërve myslimanë, që po luftonin kundër
Malit të Zi, paraqitet tek fjalët e personazhit Mark Milani:
Veç
se i gja deshta me t’pvetë,
N’kjoftë
se hatri s’ka me t’mbetë:
Si
kjo punë mundet me kenë,
Me
kryq në dorë e me kryq në ballë,
Turkut
n’ndihmë ti me i dalë?
Por
aty Fishta jep përgjigjen e bukur te goja e personazhit Patër Gjoni:
Unë,
zotni, n’ushtri kam dalë,
Jo me turqë, por me shqiptarë,
turq a t’kshtenë që janë gjithë t’mbarë
pse si t’kshtenë si mua’medanë
Shqipninë s’bashkut gjith e kanë
E prandej t’gjithë do t’qëndrojmë
do do t’qëndrojmë e do t’luftojmë
Do të bahemi kortarë-kortarë.
Edhe skenat e kuvendeve e të mbledhjeve për shkak
të rreziqeve pushtuese të fqinje, jepen me shqiptarë krahinash e besimesh tëp
ndryshme:
T’rrahim
benë si t’na api feja
Kush e
theftë atë e vraftë beja...
Në të
gjitha shkrimet e tij ai lartëson mitin shqiptar të bashkësisë së gjakut dhe të
gjuhës amtare ndërmjet shqiptare, ashtu sikundër ai i jep fuqi kudo shpirtit ë
gjerë e tolerant të popullit shqiptar.
4. MUNMENTALITETI I LETRAVE NË PROZË:
PREJ ANALISTIT E DERI TE VËZHGUESI
Në
prozën e dy në dy vëllime, përfshihen zhanre të ndryshme të prozës:
publicistikë dhe kritikë letrare, interpretime veprash të lexuara dhe
eseistikë teologjike e filozofike, analiza të aktualitetit të kohës për
40 vjet me radhë dhe kronika kohësh...
Dhe,
kur e kërkonte nevoja që të tregohej i guximshëm, mu në çastet delikate
historike, ai e merr penën e tij dhe me zemërim e demaskonte edhe qarqet
ndërkombëtare...sikundër janë dhjetëra artikuj, si ky "Nji komedi e
pandershme e shekullit XX":
"Gjaku
i shqiptarit derdhet rrëkajë, gja a e shqiptarit humb ndër thoj të ma të
fortit, e Mëkëmbësit e Evropës, kur të mos ken]ë me zhgatërrue ndonji
pshtjellim policash e faturash së veta, pa farë kujdesi rrinë, a tue rrshitë me
rraketa, nëpër lame çimentejet a tue luejtë dojkë e topash."... ai
për më shumë se një gjysmëshekulli, u mor me publicistikë aktive për një
Shqipëri të re, të njohur politikisht e të pranuar kulturalisht, të një
Shqipërie evropiane e të bazuar natyrshëm mbi themelet e qytetërimit
perëndimor. Në shkrimet e tij ai fuksoi apologjinë shqupotare përballë botës,
në dhjetra e qindra analiza, komente, kronika e artikuj, me stuhi polemizuese:
"dëshmon që Europa nuk ka nder e burrni; dishmon që shoqnija njerëzore
n’Europë asht teper e rame dhe e poshtnueme e se diplomacia evropiane asht vetë
faqja e zeë e marrja e turpi i t’gjithë njerëzimit.
"
(citate nga shkrimet në prag të Luftës së Parë Botërore).
Ai
përdor citate të njerëzve të mëdhenj si Mayer, Skiroi, Ovisi, Virgjili, Shën
Augustini, Platoni, Ciceroni, Seneka, Kolombo, Alkeksandri i Madh, Demosteni,
papa Klementi XI Albani, Ariosto e të qindra të tjerëve, me prova të një
erudicioni të rrallë, intelekti të thellë, sistemi e metodologjie të përpunuar.
Por kur është puna tek shqiptarët përballë vetvetes, ai merret me qëndrimin e
tij të njohur kritik dhe me vizionin e tij të qartë shoqëror e historik:
"Edhe,
sod po ka Shqipni. Mirë po, kishte me u dashtë me dijtë, a ka shqiptarë që me e
mbajtë Shqinin në kambë si shtet? 'Shteti asht gja e kombit. Por, kombi nuk
asht çdo çetë njerëzish mbledhun sido, por çetë populli, shoqnue me tagre,
detyrë e interese të përbashkëta.’ (Ciceron). Prej ktyne fjalve, merret vesh,
se për me kenë Shqipnija shtet përnjimend i pamvarshëm e me u mbajtë në
kambë si shtet e me përparue, nuk asht mjaft që shqiptari të jetë shqiptar
vetëm me fis - me trup, por duhet që të jetë shqiptar me shpirt: asi
shqiptari, që të përbajë kombin e jo vetëm popullin. Me u
shoqnue mund të shoqnohen edhe hajnat, por nuk përbajnë as "komb" as
"shtet". Po deshëm, pra, që kjo Shqipni e jona të mbahet shtet në
kambë e të përparojë, duhet, domosdo, që të dihet këta shqiptarë të Shqipnis a
janë shqiptarë, edhe me shpirt, a por vetëm me trup - me gjak e me gjuhë.
Çashtja ka nji randësi kryesore për ne, prandej do zhvuillue der n'palcë e - pa
dorca. Asht kot që të rrejmë vedin, herë me fjalë të mëdha dykiptimçe, herë me
gjysa fjalësh të pa farë kuptimi.
(...) A jemi pra, sod më sod, na shqiptarët,
mji element i shëndoshë e nji faktor mjaft i fortë, për të mbajtë Shqipninë
n'kambë e p për t'i dhanë përparim e lulzim për me mujtë me i vjeftë shtetit -
Atdheut, ma parë me dalë duhet me dijtë se çka asht Atdheu e mandej këtë Atdhe
me e dashtë mne gjithë zemër?"
(...)Kshtu janë elementat e ndryshëm
n'Shqipni.. Të damë me lagje e sokaqe, me katunde e me barajqe, nuk janë bashkë
në kumbari, në ortaki, në fjalën, në doket, në punën, në tregun e rrinë larg
njani-tjetrit, porsi t'ishin kombesh të ndryshme. Me pasë për t'ardhë nji
muhamedan prej qendrës s' Afrikës, muhamedani shqiptar ma parë zen bisedë me te
e kuptohet ma shpejt me te se me me nji kristjan shqiptar. Kshtu, me pasë për
t'ardhë në Shqipni nji protestant edhe prej Skandinavjet - s'po tham ortodoks
as katolik - katoliku a ortodoksi shqiptar ma parë rri me te e kuptohet
me te, se me nji muhamedan shqiptar. E kaq i kthellët e i theksuem asht ky inkompaltibilitet
i elementave të ndryshëm ketu ndër ne, saqë edhe për ato parime morale e
shoqnore që mund t'i kenë së bashku, mendojnë, se nuk e detyrojnë nierin ndaj
gjithkendit, veç se ndaj ata që janë nji elementi me të.
(Nga: Ât Gjergj Fishta – Proza Vëllimi i
dytë 1923- 1940, 2, - Përgatitur nga Persida Asllani, Botime françeskane,
Shkodër, 2006, ; marrë nga shkrimi ""Tash, që asht ba Shqipnja, duhen
përba shqiptarët" fq. 232-239; shkruar më 1930 te "Hylli i
Dritës" nr. 4)
5. VARRI FALTORE
Ende edhe
sot hulumtohen eshtrat e tij. Prishja e varrit të tij, pas Luftës së Dytë
Botërore nga pushteti i ri që e quajti veten pushtet popullor, ishte
manifestimi më i rëndë që iu bë Fishtës, së bashku me hedhjen e eshtrave në
Dri, ani pse tradita shqiptare nuk lejon dhunimin e varrit apo të kufomës. Por
"varri i tij u bë faltore e vërtetë për shqiptarët", do të deklarojë
një tjetër intelektual i shquar nga jugu i Shqipërisë, Kostaq Cipo.
Faleminderit për atë që bëre për mua { Dr. Ellen}! Burri im ndaloi së plotësuari dokumentet e divorcit pasi të kontaktova që të më ndihmoje të ndaloja divorcin me burrin tim dhe tani gjërat po shkojnë shumë më mirë. Siç the i gjithë procesi i divorcit është anuluar dhe gruaja e keqe që po shkakton problemin në martesën time ka lënë burrin tim dhe tani jemi të lumtur së bashku. Nëse po e shihni këtë dëshmi dhe keni probleme në marrëdhënien tuaj, martesën ose ndonjë problem tjetër. , ju mund ta dërgoni atë në: ( ellenspellcaster@gmail.com ) ose WhatsApp saj ( +234907481619 ).
RispondiEliminaAi specializohet në magjitë e mëposhtme:
* Duajini Spells
* Flet martesa
* MAGIKI I PARË
* Folje të mira
* Foljet e shëndetit
* Spells Seksual ATTRACTION
* MAGIKA E KRYESORE
* Kazino Cave
* Merrni masat e mallrave
* Foljet e mbrojtjes
* Lottery magji
* Flet LUKKY
* Folje të mirë