Nga Xhemajl Rudi
E vetme je ne driten e ngjyrave
te trendafilave te majit.
Ne lulet e pranveres ti je shkelqimi
kurore e fjales dhe e stineve te perjetshme
Dritare e qiellit je te kopshti i perndritjes
te rilindjeve qe nuk mbarojne kurre
si prej hirit dhe zjarrit te shuem
te ngjalljes tende
ne token njerezore dhe ne qiellin e kalter
e blerta e sytheve te prillit je ku shtrihen petalet e tua
E vetme je e tretur ne vetmin tende
dhe perendeshë e tempujve si diellore
dhe murgjit e pafund ngjiten shkalleve te madherise tende
si ne shtegun e dritesimit tend te lashte per aty ku stinet nuk vyshket
Ti e vetme je qe ndrite te zemra e endrres ne erresiren e nates
ne flijimin tend te moteve pafund,
aty ku rilind perdite siper mjegullave te kohes
ne syrin e te gjitha dritareve si henore e kalter e jetes
je ne frytet e kopshtit te perjetshem te stineve tua qe nuk perendojne
E vetme ne vetmine tende,
ne heshtjen e drites tende ne fjalen e pathene te flijimit tend
aurora e ndjenjes njerezore e pa shuara e vetme je ne pamjen e trendafilte
Nessun commento:
Posta un commento