mercoledì 30 maggio 2012

Cikel poetik nga Fahrije Krasniqi Kllokoqi












NUK IK DOT!

Mos m'u lut! Nuk ik dot.
Do të jesh dashuria ime e përjetshme.
Je i tëri vërtetësi fjalësh të bukura
Ku errësira s'ka vend,në mengjese jete
ngjeshur pas teje si guna e re,
tek barinjt e lumtur,plot pranverë .

Je një vërtetësi e bukur jete,
që në koken tënde fshihen mençuri të rralla
si në librat e famshëm
të biblotekave të botës.

Nuk do të ik! Mos ma kërko.
Do zë vend aty tek kulla jote antike,
që lind e s'dua të perëndoj puthja......
Në pranverën e parë të sapolindur.

Nuk dua të ik! Mos ma kërko.
Dua të të mbajë në sytë e mi,
si nje ënderr e veshur bukur
si përqafim a puthje që dhamë dikur
fshehurazi dhe mrekullisht. 

Do të mbaj si një thesar të çmushëm,
të fsheh për jetë në syrin tim
si lot gëzimi kristal..

E hareshme dua të jetë kjo botë
të kumbojë nga gëzimi,
kupa të pafundme dëshirash të bukura
në tryezen e madhe të Dashurisè 
Në këtë Pranverë. 

Nuk dua te ik! Mos ma kërko.
I shtrenjti im
Do të çmendem po nuk jam pranë teje
me ty sikur jam me Zotin
Nuk ik pra! Mos ma kërko.
Ti je ringjallja ime.
Ti je kënga më e bukur e dashurisë.


AROMË BURRI 

I shtrenjti im!
Ato dy fjalë të thjeshta të munguara kaherë
sa shumë thanë për mua;
ngrohen zemrën ne ketë acar dimri...
I miri im!
Unë po ate natë te futa thellë kaltërsive
të syve t'mi....
Nuk dihet thashë, mund të ndodh mrekullia.
Fshehurazi vjedhim shikimin njeri tjetrit
kënaqemi,jetojmë çastet
me frikën se do duhemi shumë, pastaj do të humbim,
do lëndohemi .....
Sonte nuk të dua të rregullt ,të rruar,të krehur ,parfum,
e me kravat prej zyrtari.
Po të dua të thjeshtë ,të çrregullt ,si çapkën i pa ndreqshëm
të më skuqesh faqet jo nga turpi,po nga mjekrra jote.
Dua të më djeg fryma jote bregoreve të gjoksit
e doren tënde tek lupuron hireve të mia të etura;
të pushoj në atë krahëror,qoftë edhe kjo nata e fundit për mua
Dua sonte fort dua ...
Heu!
Nuk e dija sa mall paskam pas për aromë burri.......!


MUND TË VISH 

Bën shumë ftohtë si atë natë....thanë acari
Lutem imagjinatës sime të më dërgojë atje te kasollja,
ku u puthëm e bëmë dashuri si të marrë...
nuk mbaj mend shumë çfare pimë .....po u kënaqem
qeshëm dhe u deshëm shumë ....lakmi na kish oxhaku
më shumë ngrohte zjarri ynë se ai vetë .....sa bukur ishte !
Mbaj kujtim gjatë gjithë jetës ato çaste magjike ....
do thurr vargje, skenare filmash për dashurinë
e kristaltë pa lajka, pa kushte, pa sherre e inate
Shkoj unë ta ndez oxhakun, nuk dua të kesh të ftohtë
do të marr edhe vërë të kuqe....e pimë ose nuk e pimë
Mund të vish shpirt aty do të jem edhe sonte ;
lulja,muzika,poezia, pasioni, zjarri dhe dashuria.


NATA BESË NUK KA 

Mos e fik dritën, nata besë nuk ka
veja derës shulin dhe eja
unë të ngroh shtratin, rregulloj çarçafin
do nis të të prek lehtas
si puhizë mbrëmjeje në pranverë
shpatullat tua të forta
do nisin vallen e shqipeve mu aty...
pastaj një vendçe .......
nuk ndalesh çapkën i lumtur
derisa të ndalen akrepat e orës .....
edhe rrotullimet e tokës
me ty përjetesinë do prisja ...
ose do të bëhesha vajzë e fjetur e përrallës!...


U theva si degët
lisit kur thyen era
u thava si toka pa shi
u verbova nga malli yt
Shqipëri.


MALL

Më ështe ndryshkur shpirti si ai parmaku i dyreve të vjetra
kur mbyllem për herë të fundi, i lamë shkret
tri ditë me radhë qyqja këndoi ato ditë vere ...
Kujtoj gjyshen time që shtrengonte dorezen fort
Mall kam për atë tokë të bekuar
për ahishten, kroin, fushën e malet e Qyqavicës
për dyert e mëdha të drunjeta...për parmakun....qyqen! 


Qava kur u shkel plisi
rënkova degët kur i keputën lisit
mallkova kur na ndan pjesë-pjesë.
Tash mundohem te mbledh
copëza Atdheu me vargje
Medet !
A arnohet Kombi!?



1 commento:

  1. Unë e ndaj këtë dëshmi me partnerët që janë në vështirësi në marrëdhëniet e tyre sepse ka një zgjidhje të qëndrueshme. Burri im më la mua dhe 2 fëmijët tanë për një grua tjetër për 3 vjet. U përpoqa të jem e fortë vetëm për fëmijët e mi, por nuk mund ta kontrolloja dhimbjen që më mundonte zemrën. Isha i lënduar dhe i hutuar. Më duhej ndihmë, kështu që bëra disa kërkime në internet dhe hasa në një faqe interneti ku pashë se Dr. Ellen, një magjistare, mund t'ju ndihmojë të ktheheni të dashuruarit. E kontaktova dhe ajo tha një lutje të veçantë dhe magji për mua. Për habinë time, pas 2 ditësh burri im u kthye në shtëpi. Kështu u mblodhëm dhe kishte shumë dashuri, gëzim dhe paqe në familje. Ju gjithashtu mund të kontaktoni Dr. Ellen, një ndihmës i fuqishëm zgjidhjesh
    1) rifitoni ish të dashurin tuaj
    2) Bashkoni burrin dhe gruan
    3) ndaloni përsëritjen e maktheve
    4) Kurë bimore për HIV dhe kancerin
    5) Unazë e fuqishme magjike
    6) fitues i llotarisë / sharmi me fat
    7) Thyerja e obsesioneve
    8) Problemet e lindjes dhe shtatzënisë. Kontaktoni atë nëpërmjet EMAIL: ellenspellcaster@gmail.com
    Whatsapp +2349074881619

    RispondiElimina