ART DHE LETERSI
venerdì 29 giugno 2012
giovedì 14 giugno 2012
DO TE HESHT...
NGA YMER NURKA
Do të hesht... !
Se Bota s'paska më nevojë për fjalë të urta...
Veshët i qënkan bërë si shpella lugetërish,
Të mbushura përplot me lakuriqë-dite...
Që në kulmin e dritës...
Pa pikën e frikës...
Pijnë gjakun e kafshëve të punës,
E natën e shtyjnë të shfrenuar,
Haremit dhe orgjive...
Nudo... të frikshëm, si dalldisje
E mekur dordolecësh...
Dhe ditën me buzët tërë gjak...
Japin leksione me kode shurdh-memecësh...
Do të hesht... !
Se bota s'paska më nevojë për vargje poetësh
Veshët e saj të stërmëdhenj, qënkan mbushur përplot
Me dyllë sklerotik, që matrapazët ua shesin
Për qirinj pelegrinëve pa udhë... e pa shpresë...
Oh po sytë e saj, po sytë....!
Mbuluar nga perde dërdëllitjesh predikuesish...
Që djajtë të fluturojnë të lirë në mesin e ditës...
Dhe ëngjëjt e çoroditur të flenë... të drobitur nga magjitë,
Të lodhur nga overdozat e pabesa, krahët mos t'u binden...
Ja dhe „superzotat„ vdekatarë!
Ata që zgavrat e Botës
I kane kthyer në artopolantë shurdhonjës, duke zhurmuar....
Për të drejta njerëzish, dhe këmbim moralesh,
Se gjoja problemi më i madh i kohës
Nuk qënka injoranca,
Urija dhe mungesa e shpresës,
Por legalizimi i homoseksualeve...
Ej Liria e premtuar e fjalës e vrau lirinë...!
Askush se kryqëzon poetin më për herezi... se fjalët ...
Ah fjalët e tij, nuk kanë më fuqi të bindin askënd....
Kësaj bote te mbushur me askushë...
Të drejtë paskan tingujt të kumbojnë mbi kambanë...
-Po veshët ku janë...?!
-Po veshët ku janë...?!
Do të lexohen përsëri vargjet e poetit...
Me tinguj metalikë, si zëri i robotëve,
Do të lexohen poetët derisa të heshtin,
Përgjithmonë të heshtin...
Mbytur nga zëri i të kotëve....
Do të pëshpëriten përsëri , përshpirtjet
Për rrugët e humbura e mundësi të nëmura,
Mbase në gjyqin e fundit do të dënohen
Të gjitha idolatritë e territ,
Përrallat e parajsës dhe portat e ferrit...
Faji do të dalë lakuriq dhe do të çohet syrygjyn, diku larg,
Shumë larg, thellë qiellit...
Mbase do ta lëmë të qelbet dhe në Tokë...
Të thahet e përthahet nga drita e molepsur e Diellit...
Mbuluar nga qefini i heshtjes së gjatë....
mercoledì 30 maggio 2012
Cikel poetik nga Fahrije Krasniqi Kllokoqi
NUK IK DOT!
Mos
m'u lut! Nuk ik dot.
Do të
jesh dashuria ime e përjetshme.
Je i
tëri vërtetësi fjalësh të bukura
Ku
errësira s'ka vend,në mengjese jete
ngjeshur pas teje si
guna e re,
tek
barinjt e lumtur,plot pranverë .
Je
një vërtetësi e bukur jete,
që në
koken tënde fshihen mençuri të rralla
si në librat e
famshëm
të biblotekave të
botës.
Nuk do të ik! Mos ma kërko.
Do zë vend aty tek kulla jote antike,
që lind e s'dua të perëndoj puthja......
Në pranverën e parë
të sapolindur.
Nuk dua të ik! Mos ma
kërko.
Dua të të mbajë në
sytë e mi,
si nje ënderr e
veshur bukur
si përqafim a puthje
që dhamë dikur
fshehurazi dhe
mrekullisht.
Do të mbaj si një
thesar të çmushëm,
të fsheh për jetë në
syrin tim
si lot gëzimi
kristal..
E hareshme dua të
jetë kjo botë
të kumbojë nga
gëzimi,
kupa të pafundme
dëshirash të bukura
në tryezen e madhe të
Dashurisè
Në këtë
Pranverë.
Nuk dua te ik! Mos ma
kërko.
I shtrenjti im
Do të çmendem po nuk jam pranë teje
me ty sikur jam me Zotin
Nuk
ik pra! Mos ma kërko.
Ti je
ringjallja ime.
Ti je
kënga më e bukur e dashurisë.
AROMË
BURRI
I
shtrenjti im!
Ato
dy fjalë të thjeshta të munguara kaherë
sa
shumë thanë për mua;
ngrohen
zemrën ne ketë acar dimri...
I miri im!
Unë po ate natë te
futa thellë kaltërsive
të syve t'mi....
Nuk dihet thashë,
mund të ndodh mrekullia.
Fshehurazi vjedhim
shikimin njeri tjetrit
kënaqemi,jetojmë
çastet
me frikën se do duhemi shumë, pastaj do të
humbim,
do lëndohemi .....
Sonte nuk të dua të rregullt ,të rruar,të
krehur ,parfum,
e me kravat prej zyrtari.
Po të dua të thjeshtë
,të çrregullt ,si çapkën i pa ndreqshëm
të më skuqesh faqet
jo nga turpi,po nga mjekrra jote.
Dua të më djeg fryma
jote bregoreve të gjoksit
e doren tënde tek
lupuron hireve të mia të etura;
të pushoj në atë
krahëror,qoftë edhe kjo nata e fundit për mua
Dua
sonte fort dua ...
Heu!
Nuk e
dija sa mall paskam pas për aromë burri.......!
MUND
TË VISH
Bën
shumë ftohtë si atë natë....thanë acari
Lutem
imagjinatës sime të më dërgojë atje te kasollja,
ku u puthëm e bëmë
dashuri si të marrë...
nuk mbaj mend shumë
çfare pimë .....po u kënaqem
qeshëm dhe u deshëm
shumë ....lakmi na kish oxhaku
më shumë ngrohte
zjarri ynë se ai vetë .....sa bukur ishte !
Mbaj kujtim gjatë
gjithë jetës ato çaste magjike ....
do thurr vargje, skenare filmash për
dashurinë
e kristaltë pa lajka,
pa kushte, pa sherre e inate
Shkoj unë ta ndez
oxhakun, nuk dua të kesh të ftohtë
do të marr edhe vërë
të kuqe....e pimë ose nuk e pimë
Mund të vish shpirt aty do të jem edhe
sonte ;
lulja,muzika,poezia,
pasioni, zjarri dhe dashuria.
NATA BESË NUK
KA
Mos e fik dritën,
nata besë nuk ka
veja derës shulin dhe
eja
unë të ngroh
shtratin, rregulloj çarçafin
do nis
të të prek lehtas
si puhizë mbrëmjeje në pranverë
shpatullat tua të forta
do nisin vallen e shqipeve mu aty...
pastaj një vendçe .......
nuk ndalesh çapkën i lumtur
derisa të ndalen akrepat e orës .....
edhe rrotullimet e tokës
me ty përjetesinë do prisja ...
ose do të bëhesha vajzë e fjetur e
përrallës!...
U theva si degët
lisit kur thyen era
u thava si toka pa
shi
u verbova nga malli
yt
Shqipëri.
MALL
Më ështe ndryshkur shpirti si ai parmaku i dyreve të vjetra
kur mbyllem për herë të fundi, i lamë shkret
tri ditë me radhë qyqja këndoi ato ditë vere ...
Kujtoj gjyshen time që shtrengonte dorezen fort
Mall kam për atë tokë të bekuar
për ahishten, kroin, fushën e malet e Qyqavicës
për dyert e mëdha të drunjeta...për parmakun....qyqen!
kur mbyllem për herë të fundi, i lamë shkret
tri ditë me radhë qyqja këndoi ato ditë vere ...
Kujtoj gjyshen time që shtrengonte dorezen fort
Mall kam për atë tokë të bekuar
për ahishten, kroin, fushën e malet e Qyqavicës
për dyert e mëdha të drunjeta...për parmakun....qyqen!
Qava
kur u shkel plisi
rënkova
degët kur i keputën lisit
mallkova
kur na ndan pjesë-pjesë.
Tash mundohem te mbledh
copëza Atdheu me vargje
Medet !
A arnohet Kombi!?
Iscriviti a:
Commenti (Atom)

